Muzika per shpirtin tuaj

Unikkatil kile kile video

Rap-këngëtari i njohur kosovarë, Rebel a.K.a UniKKatil prezenton këngën e tij “Kile kile”, e cila sipas disa anëtarëve të The Bloody Alboz, është një kundërpërgjigje ndaj këngës se Getit të Tingullit 3NT, në albumin e tyre të fundit.

“Është një ‘diss’, mirëpo ende nuk e dimë se a është i tillë pasi që nuk ka ndonjë informacion zyrtar për këtë këngë. Mirëpo, nga informatat e para është një ‘diss’, kundër ‘Baba Records’”, ka thënë një anëtar i TBA për këtë këngë.

Rebel a.K.a UniKKatil ishte përfolur se ishte ardhur në Kosovë gjë që pat zgjuar reagimin e madh të estradës kosovare. UniKKatil është i njohur për shprehjet eksplicite të tij në këngë, kurse për “diss”-a konsiderohet një specialist i vërtetë, sidomos “diss”-i për rap këngëtarin me pseudonimin “Hysen”.

Videon e keni me poshte kurse kengen mund te shkarkoni tek www.AlbaSong.com

No comments: