Muzika per shpirtin tuaj

Orinda Huta gjen dashurinë me Turin e Produkt 28

Orinda Huta gjen dashurinë me Turin e Produkt 28

Orinda ka një të dashur të ri. Për të gjithë ata që emri Turjan Huska nuk u thotë ndonjë gjë të veçantë,
një info plus: djali në fjalë është solisti i grupit “Product 28”. I njëjti djalë që drejton një emision te “Vizion Plus”. Për të gjithë moshatarët e tij, një djalë i lezeçëm, me humor dhe batuda dhe që herë pas here ia del të bëjë ndonjë këngë nga ato që t’i kap veshi menjëherë e që bëhen të kërkuara në radio. Një shans ndoshta i mirë edhe për karrierën e Orindës, e cila i është larguar këto
kohë zonës së nxehtë të hiteve.

Rozana Radi del nga zija dhe i rikthehet muzikës

I është rikthyer sërish muzikës, pas ditëve të zisë për humbjen e nënës së saj, këngëtarja Rozana Radi. Nëna e këngëtares u nda nga jeta rreth një muaj e gjysmë më parë, ndërkohë që përpara disa vitesh Rozana ka humbur edhe babain, aktorin e njohur Ferdinand Radi. Pikërisht për shkak të kësaj fatkeqësie në familje, prej më tepër se një muaji Rozanën nuk e kemi parë të shfaqet në koncerte apo aktivitete të ndryshme të jetës së spektaklit në vend. Madje asaj iu desh të shkëputej edhe nga seriali musicall, që nisi të prezantonte në festivalin shqiptar të klipit. Duket paksa e çuditshme pasiguria e vet Rozanës për vazhdimësinë e këtij cikli, që në fillimet e tij. Ndonëse kishte punuar me këtë projekt, këngëtarja nuk pranoi të jepte asnjë detaj për serinë musicall, që do të prezantonte pa e nisur atë. Duket sikur kishte parandierë diçka të poazakontë. Por vetëm një javë më parë, mësuam se Rozana Radi i është rikthyer skenës dhe koncerteve, kur dëgjuam të përmendej emri i saj në një koncert, që u zhvillua për shqiptarët në Greqi më 3 qershor dhe ku merrnin pjesë edhe këngëtarë të tjerë nga Shqipëria si Erion Korini, Sabiani, etj. Sigurisht pas kësaj humbjeje të thellë për këngëtaren nuk ka qenë aspak e thjeshtë të jetë përsëri në skenë, megjithatë kjo është ndoshta pjesa më e vështirë e profesionit të artistit.

Anila Mimani provokon në skenë

Ka qenë veçse provokuese veshja e këngëtares Anila Mimani të shtunën e shkuar në ambientet e buzukut Zippo, ku zhvillohet spektakli “Netët e Klipit Shqiptar”. Videoklipi i fundit i Anila Mimanit, i publikuar vetëm pak javë më parë në ekranet muzikore shqiptare ka qenë gjithashtu një prej videove në konkurrim dhe kjo ishte arsyeja, që këngëtarja ashtu si disa nga kolegët e saj, ka qenë e ftuar atë mbrëmje. Një mbrëmje, ku në fakt nuk kanë munguar performancat provokuese femërore. E veshur me një fustan të zi, më shumë se të shkurtër, Anila i ka hapur jo pak punë fotografëve dhe kameramanëve të pranishëm duke i detyruar të fokusohen më shumë tek këmbët, sesa tek imazhi i saj. Natyrisht duke qenë se jemi mësuar tashmë me imazhet më shumë se të zhveshura të konkurrenteve tona ky fakt po na bëhet gjithmonë e më i zakonshëm. Por si të mos mjaftonte dekolteja dhe fustani i shkurtër në performancën e saj skenike, këngëtarja nuk ngurronte, që herë pas herë të lëvizte e të rrotullohej në skenë, duke bërë që vëmendja e të pranishmëve të përqendrohej më shumë nën fustanin e saj.

Këngëtarja Jeta Faqolli gjobitet për dëftesë false

Këngëtarja Jeta Faqolli dënohet me 900 mijë lekë gjobë, për falsifikimin e dëftesës së pjekurisë. Është ky vendimi që i ka komunikuar dje Gjykata e Tiranës 28 vjeçares nga Librazhdi. Një javë më parë vetë këngëtarja e ka pranuar akuzën e falsifikimit të dëftesës së shkollës së mesme, dhe ka kërkuar nga gjykata gjykim të shkurtuar. Ndërkohë që ditën e djeshme togat e zeza pranë këtij institucioni shpallën vendimin përfundimtar për këngëtaren, duke e dënuar atë me 900 mijë lekë të vjetra gjobë. Këngëtarja, e cila është bërë e njohur në tregun muzikor tre vitet e fundit, u përball me drejtësinë me akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe vënien në përdorim të tyre. Sipas prokurorisë, falsifikuesi i dëftesës është ish-pedagogu i Universitetit Bujqësor në Tiranë, Lulëzim Sinani.

Reperi zvicerian Bligg dhe Miram Cani, të dashuruar

Hera e fundit që Miriam Cani vizitoi Shqipërinë, ishte kur ajo interpretoi në mjuzikolin "Çikago". Pikërisht gjatë këtij qëndrimi të Miriamit në Tiranë, u përfol për lidhjen e saj me një këngëtar shqiptar. Fjalë këto, që zor se mund të ishin të vërteta duke lexuar atë që revista gjermane "Sontagg Blick" shkruan për lidhjen e saj një-vjeçare me reperin e njohur zvicerian Bligg. Një lidhje, të cilën për një vit ata e kanë mbajtur sekret, por mesa duket ka ardhur koha që i dashuri i saj Bligg dëshiron ta ndajë me botën mbarë atë që ai ndien për vajzën shqiptare me zë të ngrohtë, për vajzën që në një e-mail ai e konsideron "më të bukur se Monica Belluci dhe Angelina Jolie së bashku". Janë njohur fillimisht në internet, për t'u takuar vetëm një javë më pas në Zyrih, nga ku do të fillonte një histori e dashurie.
Njohja
Sy të zjarrtë, trup mahnitës dhe një zë i ëmbël. Kështu e përshkruan revista "Sonntag Blic" Miriam Canin. Të njëjtën gjë ka menduar dhe i dashuri i saj, reperi i famshëm zvicerian, Bligg për revistën. Ylli zvicerian dhe këngëtarja e popit shqiptare me banim në Gjermani, Miriam Cani janë njohur nëpërmjet internetit në "MySpace" një vit më parë. Aty Bligg fillimisht ka parë vetëm fotot e Miriamit pa e ditur se kush ishte ajo. "nuk e dija se ajo ishte një këngëtare e famshme në Gjermani", është shprehur ai. Ai dinte vetëm se kishte mbetur i mahnitur pas kësaj vajzë, së cilës do t'i shkruante në e-mail: "Ti je më e bukur se Monica Belluci dhe Angelina Jolie së bashku".
Bligg dhe Miriam, të dashuruar
Ata u takuan në Zyrih, një javë pas njohjes virtuale në internet.
"Ishte si një rrufe në qiell të kaltër. Kur e pashë për herë të parë më dukej sikur zemra do të më dilte nga kraharori", rrëfen Bligg për revistën "Sonntag Blick". Kjo ishte ajo çfarë ndodhi para një viti, duke qenë se për një vit rresht ata të dy e kanë mbajtur sekret lidhjen e tyre. Po tani? Sipas Bligg, ndjenjat e tij vazhdojnë të jenë të njëjta. "Miriam është inteligjente, lozonjare, plot jetë dhe energji. Dhe këmbët e saj janë aq vogla e delikate", thotë ai. Është Bligg ai që ka vendosur t'i tregojë botës mbarë atë që ndien për Miriam Canin. Por sigurisht që ajo ndan të njëjtat ndjenja më të dashurin e saj prej pothuajse një viti. "Sontagg Blick" shkruan se këngëtarja e "Preluders" ka rrëfyer se fillimisht ka mbetur e mahnitur nga sytë e tij misteriozë. Më pas ndjenjave u shtohet pasioni i përbashkët për muzikën dhe interesi po i përbashkët për të udhëtuar në vende të reja. Në gjithë këtë panoramë gëzimi e dashurie ekziston vetëm një pengesë. Kilometrat që ndajnë dy qytetet e vendet, ku ata jetojnë.
Jeta mes dy qyteteve
Miriami jeton në Munih në Gjermani, ku dhe ushtron profesionin e saj si këngëtare, ndërsa Bligg në Zyrih të Zvicrës, ku njihet si një yll i hip hopit. "Jam tallur gjithmonë me kolegët e miqtë e mi që kanë krijuar lidhje me partnerë që i kishin larg. Por, ja që e paskam pasur gabim. Me Miriamin kam kuptuar se dashuria nuk varet distanca që i ndan dy njerëz që duhen". Gjithashtu dhe diferenca 9-vjeçare mes Canit 22 vjeç dhe Bligg 31 vjeç, nuk duket se është problem. "Miriami është shumë e pjekur ndërsa unë herë-herë jam si fëmijë. Dhe këtu vjen natyrshëm pika e takimit", ka deklaruar Bligg.

Pushimet e ‘nxehta’ për Vip-at

Adelina Ismaili
Nga informacionet e fundit që kemi patur për Adelinën
kemi mësuar se po i rikthehet botës muzikore pas sëmundjes që kaloi në fyt. Ajo po përgatit albumin e ri për të cilin po punon mjaft duke menduar ta realizojë atë ndryshe dhe jo në Kosovë me kompozitorët apo muzikantët që ka patur deri më sot bashkëpunime, por në Zvicër. Pikërisht këtu Adelina do të qëndrojë edhe për pushime ku për disa ditë do të bashkohet me të edhe e motra Zanfina.

Joni Peci & Tuna
Kanë vendosur që pushimet t’i kalojnë bashkë, por pa u shkëputur edhe nga puna. Stilisti i mirënjohur Joni Peci dhe këngëtarja nga Maqedonia Tuna do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara. Duke qënë se Tuna është në përgatitje të albumit të saj të ri ka menduar që fotografitë e tij ti realizojë në Amerikë. Për këtë do të bashkëpunojë si gjithmonë dhe me personin që ka besim të plotë, stilistin e saj Jonin. Për katër ditë do të qëndrojnë në New York duke vijuar më tej në Los Angelos.

Jonida Maliqi
Është ndër të vetmet që i ka nisur pushimet që në Qershor. Pasi mbylli aktivitetin e saj më të fundit, për herë të parë si prezantuese me rastin e 60-vjetorit të krijimit të qëndrës kulturore për fëmijë, prej 5 ditësh ajo ndodhet në Qipron Greke. Ka shkuar atje për të vizituar dhe për t’i qëndruar pranë motrës e cila është shtatzënë por njëkohësisht edhe për të kaluar disa ditë pushimi në vendin fqinj.

Ardit Gjebrea
Pushime përrallore për këngëtarin e mirënjohur Ardit Gjebrea. Një sheik e ka ftuar familjarisht të kalojë disa ditë të paharruara në Dubai. Kështu, Arditi sëbashku me bashkëshorten Anila dhe me djalin e tij Joni do të prekin hotelin më luksoz në botë, atë me 7 yje ku do të takohen me sheikun zemërgjërë dhe me familjen e tij.

Inva Mula & Pirro Çako
Sopranoja me famë botërore pritet të kthehet në gji
rin e familjes bashkë me bashkëshortin. Ata do t’i kalojnë pushimet në Shqipëri me fëmijën e tyre. Bregdeti shqiptar duket se e ka tërhequr më shumë çiftin, duke zgjedhur detin Jon për t’u relaksuar.

Ledina Çelo
Edhe Ledina për sezonin e verës ka preferuar të kthehet në vendin e lindjes. Pasi ka patur një periudhë shumë të ngjeshur aktivitetesh, do të vijë në Shqipëri për të qëndruar disa ditë në plazhin e Dhërmiut. Kujtojmë se pak ditë më parë këngëtarja ka qënë në Londër në një audicion që zgjati për disa ditë me rradhë dhe më pas u nis menjëherë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vijuar axhendën e koncerteve.

Ciljeta Xhilaga
Ka zgjedhur Sarandën për të pushuar. Pas koncerteve të shumta që ka këtë verë, do të shkojë me të dashurin e saj Romeon në Sarandë, vendin ku ajo ka njohur njeriun e zemrës, për të pushuar por njëkohësisht edhe për të festuar dy vjetorin e lidhjes. Saranda do të mbetet kështu për këngëtaren dhe ‘gjiri i dashurisë’.

Redon Makashi
Koncertet verore janë një mënyrë mjaft e mirë, që Redoni i shfrytëzon edhe për pushimet e tij. Ndërsa pritet të nisë turin e koncerteve në qytetet bregdetare të vendit, ai ka menduar të qëndrojë më gjatë në koncertin, që do të ketë në Vlorë, për të pushuar dhe marrë rreze dielli.

Stine
Turqia do të jetë vendi i preferuar këtë verë edhe për këngëtarin Stine. Është në përfundim të albumit të tij të ri ku do të ketë shumë bashkëpunime dhe larmi rrymëëë. Pas lodhjes të shkaktuar nga puna intensive e çdo ditë do të udhëtojë për disa ditë në plazhet e Turqisë.

Ingrid Gjoni
Një periudhë e ngjeshur koncertesh për të. Do t’i japë fund turit në të gjithë Shqipërinë por edhe në shumë vende të Europës. Deri në përfundim të 30 Korrikut ajo do të ketë zhvilluar koncertet në Zvicër, Greqi dhe Itali. Pas kësaj date këngëtarja do të mundet t’i kushtojë pak kohë vetes ndërkohë që me familjen do të udhëtojë drejt Dhërmiut në datën 15 Gusht.

Greta Koci për herë të parë një koncert bamirësie

Ka zgjedhur të bëjë diçka ndryshe nga këngëtarët e tjerë. Një koncert, të ardhurat e të cilit do të shkojnë tërësisht për bamirësi në ndihmë të fëmijëve. Këngëtarja Greta Koçi do të jetë kështu sot në një kocert të orgazniuar në Teatrin Migjeni në Shkodër në vijim të turit të saj në të gjithë Shqipërinë. Ajo do të performojë disa nga sukseset e saj që mbajnë firmën e kompozitorit Genti Lako shoqëruar dhe nga Trupa e Baletit të Albi Nako Dance. Nën mbështetjen e Bashkisë Shkodër të ftuar të këngëtares Greta Koçi janë : Zef Deda, Indrit Mlika, Violeta Zefi, Adnan Bala, Eduart Jubani. Tre ditë para koncertit vetë Greta Koçi shkoi për të vizituar fëmijët në shtëpinë e fëmijës së Shkodrës.

WSF: Rruga jonë kalon nga USA

I kanë nisur turnetë e verës nga një vend që të gjithë do ta dëshironin. Grupi i djemve “West Side Family” ka qenë gjatë kësaj jave, në një tur koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata kanë qenë në Neë York, Detroit, etj. Kështu e kanë nisur mbarë këtë verë, që ashtu si për shumë këngëtarë të tjerë edhe për ta do të jetë mjaft impenjative me koncerte verore gati në gjithë bregdetin shqiptar. Sipas Landit së shpejti do të vijë një tjetër bashkëpunim i tyre ku të tre djemtë do të mblidhen bashkë për të punuar intensivisht.

Të gjithë të cmendur pas Armend Ramadanit

Të gjithë këngëtarët çmenden pas stilistit shqiptar nga Maqedonia, Armend Ramadani. Mjaft të shkosh në klubet e natës në Shkup që të shikosh djaloshin e talentuar të rrethuar nga disa artiste, si Zanfina Ismajli, Big Mama, Leonora Poloska e shumë të tjera. Armendi ka stiluar rroba për shumë këngëtarë, ku spikasin veshjet e Rovena Stefës. Krahas eksperiencës së tij 6-vjeçare të punës në rregullimin e make up-it dhe flokëve, ish-modeli Ramadani, i cili këtë zanat e ka mësuar dhe praktikuar në Turqi, së fundi ka filluar të merret edhe me fotografi. Ai ka realizuar shumefotografi me këngëtaret dhe modelet e famshme, si dhe ka edituar disa albume të këngëtarëve shqiptare dhe maqedonas.

Rezarta Shkurta, një klip në Maqedoni

Sapo ka përfunduar këngën e saj më të fundit në studion muzikore të kompozitorit Genti Lako. Thuhet se kjo këngë përbëhet nga ritme që do ta bëjnë atë menjëherë hit, por gjithsesi këngëtarja ka menduar ta sjellë në formë më të kompletuar. Së shpejti do të realizojë klipin e këngës dhe vendi që ka zgjedhur për të bërë xhirimet është Maqedonia. Kënga pritet të lançohet përgjatë kësaj vere ndërkohë që Rezarta shprehet e sigurt se publiku do ta pëlqejë menjëherë.

Besa duke përgatitur albumi e ri ne Rumani

Disa vite me pare,te gjithë e shikonin Besën thjesht si vajza e një biznesmeni te njohur ne Shqipëri qe dëshironte te bëhej këngëtare e famshme.Ne pergatitje te albumit te dytë,ajo i ka provuar te gjithëve te kundërtën. Ka fituar disa cmime ne festivale dhe ka prezantuar gjatë këtyre dy viteve veç hite, me i fundit “Unik” me te cilin u nderua si “Best Pop/Rock “ ne TopFest 2007. Prej saj, mesuam se po realizon një album dytë qe do të jetë disi me ndryshe se ai debutues,te cilin po e regjistron ne Rumani.Se shpejti ajo do të publikoj një kenge te re,shoqëruar edhe ne video e cila do të jetë po e stilit pop-rock.

Rezarta, maturantja që të intrigon

Na tha se së shpejti do
të dilte me një video seksi.
Por nuk është klipi i
këngës “Matura”, që kemi
parë të shfaqet këto ditë në
ekranin e televizionit “Supersonic”.
Matura është
kënga e parë që Rezarta
Shkurta prezanton me
videoklip, përpara daljes
së albumit të saj të parë “Je
vetëm ti”. E ndërsa albumi
është përgatitur dhe pritet
të jetë shumë shpejt në
treg, këngëtarja ka prezantuar
këto ditë këngën “Matura”,
një kompozim i Genti
Lakos, që sjell ritme të
ngrohta vere, nën petkun
intrigues të maturanteve të
sapodiplomuara. E atëherë
kur shkolla ka përfunduar
vajzat ndjehen të çliruara
nga çdo preokupim dhe
ftojnë njëra-tjetrën, të shkojnë
në diskotekë për të
festuar deri në orët e para
të mëngjesit. Dhe vajzat e
veshura me fustanet e
kuqe të shkurtra janë
vërtet provokuese në këtë
ftesë që bëjnë.
Por shumë shpejt, pritet
që Rezarta të nxjerrë edhe
klipin e saj të dytë, që gjithashtu
përmban një këngë
të albumit. “Je vetëm ti”.
Është kënga që i ka dhënë
Rezarta, maturantja që të intrigon
Albumi i shumëpritur do
të jetë në treg së shpejti. Eranda
Libohova është duke përfunduar
punën për daljen e
tij, megjithatë vetë këngëtarja
duket se është supersticioze
në këtë drejtim dhe
nuk dëshiron të flasë përpara
kohe. “Album për 4
stinë”. Është ky titulli i albumit
muzikor, që Eranda ka
parashikuar të nxjerrë në
tregu në fund të këtij muaji.
Që në titull kuptojmë, që
Eranda do të na shoqërojë
gjatë gjithë vitit, sepse këngët
e saj janë të menduara për të
qenë prezente në çdo stinë të
vitit. Dhe jo vetëm kaq. Por
duket se puna e bërë për daljen
e këtij albumi i përmbledh
të katër stinët. Është
një punë që ka nisur prej më
shumë se një viti dhe natyrisht
me bashkëpunimin e krijuesve
të njohur të muzikës,
Adi Hilës, Flori Mumajesit,
etj, besojmë se do të jetë i suksesshëm.
Do të ketë rryma të
ndryshme dhe surpriza të
këndshme. Vetë Eranda nuk
dëshiron të zbulojë shumë
detaje rreth këtij albumi duke
dashur që gjithçka të ketë kohën
e vet. Megjithatë mësojmë
se kjo përmbledhje
muzikore do të ketë 10 këngë,
6 prej të cilave janë krijime të
4 stinët e Eranda Libohovës
Sonila Meço përgatitet për
pushime në Turqi
edhe titullin albumit, e kompozuar
nga Flori Muamjesi
dhe me tekst të Turian
Hyskës. Ndryshe nga i
pari, klipi i dytë mendohet
se do të jetë seksi, si në
veshje ashtu edhe në përmbajtje.
Do të jetë pasqyrimi
i imazhit bebi- seksi, të
një vajzë të brishtë dhe të
bukur që vuan nga dashuria.

4 stinët e Eranda Libohovës

Albumi i shumëpritur do
të jetë në treg së shpejti. Eranda
Libohova është duke përfunduar
punën për daljen e
tij, megjithatë vetë këngëtarja
duket se është supersticioze
në këtë drejtim dhe
nuk dëshiron të flasë përpara
kohe. “Album për 4
stinë”. Është ky titulli i albumit
muzikor, që Eranda ka
parashikuar të nxjerrë në
tregu në fund të këtij muaji.
Që në titull kuptojmë, që
Eranda do të na shoqërojë
gjatë gjithë vitit, sepse këngët
e saj janë të menduara për të
qenë prezente në çdo stinë të
vitit. Dhe jo vetëm kaq. Por
duket se puna e bërë për daljen
e këtij albumi i përmbledh
të katër stinët. Është
një punë që ka nisur prej më
shumë se një viti dhe natyrisht
me bashkëpunimin e krijuesve
të njohur të muzikës,
Adi Hilës, Flori Mumajesit,
etj, besojmë se do të jetë i suksesshëm.
Do të ketë rryma të
ndryshme dhe surpriza të
këndshme. Vetë Eranda nuk
dëshiron të zbulojë shumë
detaje rreth këtij albumi duke
dashur që gjithçka të ketë kohën
e vet. Megjithatë mësojmë
se kjo përmbledhje
muzikore do të ketë 10 këngë,
6 prej të cilave janë krijime të
4 stinët e Eranda Libohovës
Sonila Meço përgatitet për
pushime në Turqi
edhe titullin albumit, e kompozuar
nga Flori Muamjesi
dhe me tekst të Turian
Hyskës. Ndryshe nga i
pari, klipi i dytë mendohet
se do të jetë seksi, si në
veshje ashtu edhe në përmbajtje.
Do të jetë pasqyrimi
i imazhit bebi- seksi, të
një vajzë të brishtë dhe të
bukur që vuan nga dashuria.
Këto ditë niset në pushime. Folësja e
lajmeve Sonila Meço dhe i fejuari i saj
Drini, këtë vit kanë zgjedhur Turqinë për
të kaluar ditët e nxehta të verës.
Në fakt, plazhet turke janë ndër vendet
e preferuara të çiftit, që ndonëse
pëlqen të lëvizë herë pas herë në qytete
të ndryshme të Evropës Përëndimore, i rikthehet
orientit. Duket se impenjimet e
këtij viti kanë qenë të lodhshme për
Sonilën, që përveç edicionit të lajmeve e
pamë të shfaqet në ekranin e “Vizion
plus” edhe me një emision, “Logos” që
natyrisht ka kërkuar përkushtimin dhe
vëmendjen e saj gjatë gjithë sezonit. Mësojmë
se pushimet i kanë zgjedhur në fund
të korrikut, si momenti më i volitshëm për
të dy, duke qenë se kjo ishte edhe periudha
më e mirë për t’u shkëputur nga impenjimet
që ka secili. Ndërkohë të dy vazhdojnë
të jenë në kërkim të apartamentit,
ku mendojnë që shumë shpejt të provojnë
bashkëjetësën, një mënyrë për të testuar
edhe më shumë lidhjen e tyre disa vjeçare.
Por duke qenë se apartamentet që kanë
parë deri tani ende nuk i kanë plotësuar
shijet e tyre, ndoshta Sonila dhe Drini
duhet të presin edhe pak.
Të paktën sa të kthehen nga
pushimet.
një ide e këngëtares, që
gjithë miqtë e saj VIP, t’i
ketë të ftuar si protagonistë
në emisionin e saj, që do të
jetë në një format krejt ndryshe
nga emisionet e deritanishme.
Të gjithë duhet
të lenë mënjanë kostumet
dhe veshjet klasike të
skenës për të veshur rrobat
e banjës e për t’u shndërruar
në protagonistë të
lojërave të Rozanës. Por për
këtë duhet të presin edhe
pak. Ndërkohë, duket se
gjërat nuk po shkojnë
shumë mirë në jetën private
të këngëtares. Pas ndarjes
nga i dashuri disa muaj më
parë ajo vazhdon të jetë
vetëm, ndonëse është shprehur
se nuk e vuan këtë fakt.
reja, 2 janë të përpunuara,
ndërsa dy këngë janë krijime
të viteve të fundit. Sigurisht
besojmë se ndonjëra prej
këngëve do të shoqërohet
edhe me videoklip, por për
këtë ndoshta duhet të presim
edhe pak.

No comments: