Muzika per shpirtin tuaj

Elvana prapë bashkëpunon me kosovarët

BBF mërzitet me Ponin dhe nuk ia transmeton këngët

Mbase shumë prej jush
e mbani mend puntatën e
fundit për këtë sezon të
programit “Zonë e lirë” ku
ndër shumë të ftuar, ishte
edhe këngëtarja vlonjate,
Poni. Gjatë intervistës, ajo
pohon se suksesin e saj ia
dedikon Top Channel dhe
Vizion plus, duke nënkuptuar
se kanali i parë i dha
mundësinë të merrte pjesë
në Top fest me një këngë
që i dha sukeses, ndërsa i
dyti i kishte bërë ftesë tek
“Zonë e lirë”, një emission
shumë i ndjekur. Më pas
këngët e Ponit nuk janë
parë më tek kanali BBF.
Nga kontakti me drejtorinë
artistike tek BBF, mësuam
atë që ne dyshonim, qejfmbetjen
ndaj Ponit e cila
në fakt u lançua tek BBF.
“Të gjithë e dinë se Poni
bëri emër falë televizionit
tonë” – na tha një nga pjestarët
e këtij televizioni i
cili nuk dëshiroi të përmendej
me emër. Më pas
Greta Koçit i dështojnë xhirimet në Maqedoni
“Aleksandri nuk është profesionist, tani çdo gjë në duart e Leonard Bombajt”
Mbase e mbani mend
numrin e kaluar kur ne
folëm tek “Panorama plus”
për xhirimet e klipit më të
fundit të Greta Koçit në
Ohër, material të cilin iu a
servirëm edhe me fotot eksluzive
gjatë xhirimeve.
Para dy ditësh informohemi
se Greta ka ndërprerë
xhirimet pasi cilësia me të
cilin po bëhej klipi linte
shumë për të dëshiruar si
nga fabula ashtu edhe për
nga elementët e tjera.
Regjizori i klipit quhet Aleksandër
dhe ai është ideatori
i të gjithë klipeve që
këngëtarët tanë të të gjitha
trevave shqiptare, bëjnë në
Maqedoni, ndërkohë që
prindërve të Gretës dhe
vetë asaj, gjithçka i është
dukur pa nivel dhe pa profesionalizëm.
Të zhgënjyer,
ata kanë ndërprerë
menjëherë xhirimet për të
kërkuar specialistë në Shqipëri.
Aleksandri, i vetëquajtur
“Princi i Maqedonisë”
ka mbetur i habitur nga reagimi
i tyre duke thënë se
askush nuk kishte guxuar
t’i vinte në diskutim profesionalizmin.
“Aty gjithçka
bëhej shumë avash dhe pa
asnjë detaj artistik që të na
pëlqente” - tregon Greta e
cila nga zhgënjimi ka
shpërthyer në lot. “Kënga
duhej të ishte e gëzueshme
pasi ishte një këngë vere
dhe ritmike, ndërkohë që
fabula nuk kishte lidhje
fare me atë ç’ka unë duhej
të shprehja” - tregon ajo.
I ati i Gretës shumë i revoltuar
spjegon se dëmi
nuk ishte vetëm moral dhe
një humbje e madhe kohe,
por edhe material pasi
paratë e xhirimeve nuk iu
kthyen nga Aleksandri. Më
pas ata janë kthyer në Shqipëri
në kërkim të një stafi
tjetër që të realizonte një
klip ashtu siç e mendonin
ata. Kanë lënë gjithçka në
duart e regjizorit të njohur
Leonard Bombaj i cili ka
punuar me një staf të improvizuar
dhe deri tani
Koçi tregon se është shumë
i kënaqur nga puna e tyre.
Kanë xhiruar në Tiranë,
pranë Galerisë së Arteve, në
Velipojë dhe në Vlorë dhe
tregojnë se janë shumë në
ankth, sepse kënga duhet
të dalë shpejt pasi është një
këngë verore dhe i përshtatet
këti sezoni. I ati i
Gretës dëshiron t’i bëjë thirrje
të gjithë këngëtarëve që
klipet e tyre t’i realizojnë
në Shqipëri dhe jo jashtë,
pasi këtu ka specialistë
shumë më të përgatitur
sesa në Maqedoni. Mendohet
që xhirimet të zgjasin
vetëm tre ditë dhe gjithçka
të jetë gati për transmetim
në një kohë rekord sapo klipi
të dalë nga studiot e montazhit.
Sa për materialet e
xhiruara në Maqedoni,
mendohet që të mos përdoret
asgjë duke u cilësuar
të një niveli jo profesional.
Aleksandri, i vetëquajtur “Princi i
Maqedonisë” ka mbetur i habitur nga
reagimi i tyre duke thënë se askush
nuk kishte guxuar t’i vinte në diskutim
profesionalizmin. “Aty gjithçka bëhej
shumë avash dhe pa asnjë
detaj artistik që të na
pëlqente” - tregon Greta e
cila nga zhgënjimi ka
shpërthyer në lot.
Qejfmbetje pasi këngëtarja lavdëroi televizionet e tjera
BBF mërzitet me Ponin dhe
nuk ia transmeton këngët
nga kontakti me Ponin,
mësuam se ajo nuk e konsideron
aspak të prishur
marrdhënien e saj me BBF.
“Thjesht ishte një pakujdesi
fakti që nuk përmenda
BBF-në në atë intervistë
se në fakt nëse duhet
të përmend emrat që më
ndihmuan të bëhem e famshme,
ata janë shumë” –
thotë këngëtarja. “Megjithatë
unë jam e bindur se asgjë
nuk ka ndodhur dhe ne
do të vijojmë të bashkëpunojmë.
Mendoj se
këngët e mia nuk po transmetohen
sepse ato janë
këngë dimri, ndërkohë që
BBF po lançon hitet e verës”
– përfundon ajo.

Luari, zbulimi i ri i Flori Mumajesit

Sërish ka eksperimentuar
në muzikën e tij, por
duke qenë i sigurt. Një
tjetër këngëtare lançohet
në muzikën shqiptare, me
suportin e plotë të Flori
Mumajesit. Bëhet fjalë për
Luarin, një vajzë të cilën
Flori e njeh prej kohësh
dhe që më në fund mendoi
se erdhi koha për ta
lançuar në muzikë. Luari
dhe Flori kanë publikuar
këto ditë në ekranin e Supersonic
TV, këngën
“Gjithmonë”. Bëhet fjalë
për një këngë “easy”, siç
e quan vetë Flori, që nuk
ka asnjë lidhje me komercin
dhe që vjen e shoqëruar
me një videoklip
shumë të ngrohtë, i realizuar
në Maqedoni. Flori
tregon se momentalisht
është duke punuar për albumin
e Luarit, duke
qenë i sigurt në aftësitë e
saj vokalistike dhe duke
e konsideruar atë si një
zbulim.

Genti Lako sërish në tregun botëror, këtë radhë me Nertila Vreton

Kompozitori Genti Lako
hyn sërish në tregun botëror.
Pas suksesit të 9 marsit, ku
kënga “Kërcim dashurie” e
kënduar nga Greta Koçi arriti
të merrte miratimin e shtëpisë
diskografike “Radio
Ventures inc.”, për t’u transmetuar
nga radiot prestigjioze
në të gjithë botën
Genti Lako shpërndan sërish
muzikën shqiptare, këtë
radhë përmes zërit të
këngëtares Nertila Vreto.
Bëhet fjalë për këngën
“Rreze hëne”, e cila ka arritur
të marrë miratimin për të
qenë pjesë e CD-së me këngët
e përzgjedhura nga “Radio
Ventures inc”, për t’u prezantuar
në të gjithë globin. E
lançuar vetëm pak kohë më
parë edhe në ekranet muzikore
shqiptare, si pjesë e albumit
me të njëjtin titull të
këngëtares Nertila Vreto,
“Rreze hëne” duket se
shumë shpejt është bërë e
njohur për publikun. Ndërkohë,
kompozitori Genti Lako
ka dërguar në shtëpinë e njohur
diskografike “Radio
Ventures inc.”, disa nga krijimet
e tij të kohëve të fundit
dhe “Rrëze Hëne” ka marrë
miratimin për t’u botuar
Një tjetër lajm vjen
për modelen shqiptare,
e suksesshme në Shtetet
e Bashkuara të
Amerikës. Ndoshta nostalgjia
për të afërmit dhe
origjinën e saj e kanë
bërë Emina Cunmulajn
të vendosë, që të ndërtojë
një shtëpi në Ulqin,
pikërisht në qytetin e të
afërmve të saj. Lajmi
është bërë i njohur në
faqet e revistës albaniac,
në të cilën thuhet se
supermodelja këtë verë
ka qenë në Malin e Zi
dhe së bashku me
familjen e saj kanë vizituar
gjithë të afërmit
dhe miqtë, që kanë aty.
Pak kohë më parë bukuroshja
23-vjeçare kishte
deklaruar se së shpejti do të
niste një udhëtim për të vizituar
edhe Shqipërinë. Emina Cunmulaj
është lindur në Miçigan, nga
prindër shqiptarë dhe në moshën
4-vjeçare shkoi në Malin e Zi. Si
rezultat i këtyre lëvizjeve, ajo flet
shumë mirë shqip, serbisht dhe
anglisht. Emina u zbulua nga
“Elite Model Management” pasi
u shpall gjysmë finaliste në
konkursin “Elite Model Look
Yugoslavia 2001”. “Elite Model
Management”, vazhdon të jetë
edhe sot agjencia, që menaxhon
supermodelen shqiptare, e cila
jetoi në Malin e Zi deri në
moshën 17-vjeçare për t’u rikthyer
sërish në SHBA. Që nga
momenti kur u zbulua ajo ka pozuar
për emra të njohur si
“Dolce & Gabbana”, “Dooney
& Bourke”, “Enzo Angiolini”,
“H&M” dhe “Just Cavalli” një
linjë më pak e kushtueshme e
lançuar nga Roberto Cavalli.
spektaklispektaklispektaklispektaklispektakli
Së shpejti spektakli do të startojë në televizionin Klan
Së shpejti “Këngët e shekullit”
do të rikthehen në ekran me emra
të rinj këngëtarësh. Suksesi i edicionit
të parë të këtij spektakli, që
ringjalli këngët e kompozuara
nga krijuesit shqiptarë në vite, i
bindi ideuesit e tij për vazhdimësinë
e një cikli të dytë. Ndonëse organizatorët
e këtij cikli muzikor
Bledi Laço, Pandi Laço dhe Adi
Hila ende nuk kanë dhënë detaje
zyrtarisht në lidhje me këtë event,
nga këngëtarët pjesëmarrës mësojmë,
se përgatitjet janë shumë
pranë startimit të ciklit të dytë të
këtij spektakli muzikor. Duke u
rikthyer në muzikën e krijuar nga
emra të njohur kompozitorësh në
Shqipëri, në një gjetje të veçantë
dhe përpunim tepër bashkëkohor
të këngëve organizatorët e këtij
eventi arritën, që për javë me radhë
të mbajnë të mbërthyer përpara
ekranit një numër të madh
teleshikuesish, ndërkohë që
shumë të tjerë me dëshirë shkonin
ta ndiqnin këtë event live. Dhe sigurisht,
emocionet, nostalgjia dhe
tingujt e një muzikë të
përzgjedhur arritën të sjellin sukses
të pamohueshëm. E të gjitha
këto i kanë bindur ideuesit e këtij
eventi për të prezantuar ciklin e
dytë të tij. Bëhet fjalë për këngë të
tjera, të papërfshira në ciklin e
parë por, që janë po aq të bukura e
të njohura sa të parat. Nga sa mësojmë
deri në këto momente, përgatitjet
kanë filluar prej kohësh
dhe shumë shpejt spektakli do të
shfaqet në ekran. Por nëse ka pasur
një përzgjedhje mes këngëve,
Momentalisht janë
konfirmuar emrat e
Redon Makashit dhe
Eneda Tarifës,
ndërsa mbeten
surprizë edhe 6
këngëtarë të tjerë, të
cilët do të zbulohen
dalëngadalë.. Sigurisht
bëhet fjalë për emra
profesionistësh, të
cilët për disa javë me
radhë do të këndojnë
live disa nga perlat e
muzikës sonë të lehtë.
që do të prezantohen të ripunuara,
organizatorët kanë realizuar
edhe një përzgjedhje të
këngëtarëve pjesëmarrës. Nga
grupi i këngëtarëve protagonistë
në edicionin e parë të spektaklit
kanë mbetur vetëm dy, Sidrit Bejleri
dhe Eranda Libohova, ndërsa
të tjerët janë zëvendësuar me
këngëtarë po aq të njohur e të suksesshëm,
por që i përkasin një
brezi më vonë. Kështu momentalisht
janë konfirmuar emrat e Redon
Makashit dhe Eneda Tarifës,
ndërsa mbeten surprizë edhe 6
këngëtarë të tjerë, të cilët do të zbulohen
dalëngadalë. Sigurisht
bëhet fjalë për emra profesionistësh,
të cilët për disa javë me
radhë do të këndojnë live disa nga
perlat e muzikës sonë të lehtë.
dhe publikuar nga kjo kompani.
Në sitin e distributorit
amerikan kemi parë, që në
përmbledhjet muzikore që ata
realizojnë ndodhen emra big
të muzikës botërore si: B.
Spears, Ch. Aguilera, Eminem,
Metallica, Beyonce, U2 etj.

Sekretet e verës së nxehtë të Ingrid Gjonit

E ndërsa temperaturat e larta ka mundur t'i shmangë fare mirë, falë pushimeve në jug të vendit, duket se bukuroshja Gjoni nuk ka mundur të shmangë vëmendjen e paparacit tonë, i cili ka arritur ta fotografojë, ndërsa ajo ka qenë duke shijuar rrezet dhe relaksin e një pasditeje të këndshme, në
shoqërinë e mbesës së saj Ana, në një prej hoteleve luksoze përgjatë bregdetit shqiptar. E ndërsa prisnim që në praninë e këngëtares të shihnim ndonjë djalë simpatik, në ndjekjen e tij përgjatë jugut të vendit, paparaci ynë e ka gjetur Ingritin vetëm në shoqërinë e familjes, duke preferuar në këtë mënyrë pushime të qeta nën rrezet e diellit e duke shfletuar kohë pas kohe ndonjë revistë apo libër. Këngëtarja është vendosur prej disa ditësh në qytetin jugor të Sarandës, ku po qëndron së bashku me nënën dhe motrat e saj, por njëkohësisht këtë periudhë e ka shfrytëzuar mjaft mirë edhe për koncerte, që kohët e fundit kanë qenë të shumta, duke e renditur ndër këngëtaret më të kërkuara të kësaj vere. Pas koncerteve, që ka realizuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, kryesisht në Kosovë e Maqedoni, ku ka qenë gjithmonë e më e kërkuar Ingrit Gjoni ka gjetur kohë edhe për pushimet, duke i alternuar hera-herës edhe me punën. E ndoshta kjo është një arsye më shumë, që e ka mbajtur ende në Shqipëri dhe nuk e ka lejuar të largohet për të pushuar jashtë kufijve.



E kështu javën e shkuar, asaj i është dashur të udhëtojë nga Saranda drejt Himarës, për të qenë e pranishme në një koncert të madh të zhvilluar në këtë qytet bregdetar. Paparaci ynë ka realizuar këto foto në hotel "Panorama", ku Ingriti është akomoduar së bashku me Anën, vajzën e motrës së madhe Ilda, pak orë përpara nisjes së koncertit. Jo vetëm kaq. Ingriti duket në formë të mrekullueshme, fizike dhe nga sa shihet është duke e shijuar këtë periudhë pushimi, në këto ditë të fundit të verës, ndërkohë që gjithçka rreth së kaluarës me sa duket e ka hedhur tej. Me një shall të bardhë të lidhur te flokët dhe lëkurën e bronztë nga dielli, ndërsa e shohim në foto na sjell ndër mend femrat orientale. Këngëtarja dhe familja e saj janë vendosur në një hotel të qetë në periferi të qytetit të Sarandës, duke dëshiruar që ta mbajnë larg edhe vëmendjen apo sytë kureshtarë të personave që i njohin. E ndërsa vitet e shkuara Ingriti ka preferuar Dhërmiun për të pushuar, këtë verë ndalesa e familjes Gjoni ka qenë Saranda, ndoshta me dëshirën për të shijuar ndonjëherë edhe jetën e natës që ofron ky qytet. Sa për mbesën e saj Ana, të cilën e shohim edhe në foto, protagoniste gjithashtu në klipin "Barbie silicon", thuhet se është shoqëruesja më e mirë e Ingritit gjatë koncerteve të saj. Mësojmë se pushimet e familjes Gjoni do të përfundojnë në fillim të javës së ardhshme dhe atëherë Ingriti do të kthehet në kryeqytet.

Dieta e linjave perfekte të Inis Gjonit

Ka vetëm pak ditë, që është kthyer nga pushimet dhe ka rinisur jetën e saj të përditshme në kryeqytet. Ndonëse gjithmonë është përpjekur ta mbajë larg vëmendjen e mediave dhe fotografëve, Inis Gjoni nuk ka mundur t’i shpëtojë syrit
të vëmendshëm të paparacit tonë, që e ka ndjekur mesditën e së enjtes, ndërsa ajo pasi ka parkuar makinën e saj tip “BMW” është ndalur në njërin prej dyqaneve në rrugën “Myslym Shyri”. Pikërisht aty, paparaci ynë ka arritur t’i realizojë disa foto show-girlit, që duke qenë më tepër e përqendruar në veshjet e dyqanit, nuk e ka vënë re praninë e tij. Por në momentin që Inisi ka qenë
duke dalë nga dyqani, krejt e vetme ashtu si edhe
kishte hyrë aty, duke tërhequr jo pak vëmendjen
e kalimtarëve, që kthenin kokën dhe e ndiqnin me
sy, ajo ka parë edhe paparacin tonë prej të cilit
është ndjerë e bezdisur dhe i ka bërë më shenjë të
ndalojë. Por tepër vonë. Fotot e realizuara kanë mjaftuar, jo vetëm për të treguar që Inisi nuk “i paragjykon” dyqanet në Shqipëri, por edhe për të vërejtur linjat perfekte të
saj. Gjithmonë është dalluar për formën fizike, por
ndoshta këtë radhë mund të themi me bindje se Inisi ka arritur linja, që shumë vajza në kryeqytet do ta kishin zili. E veshur me një palë pantallona xhins, që nxirrnin më në pah format e saj dhe me një kanatiere të zezë e me çizme të kuqe, imazhi i Inisit tërhiqte që larg vëmendjen e kalimtarëve. Ndonëse nuk ka humbur kilogramë në mënyrë të ndjeshme, ajo ka arritur të jetë në një peshë të qëndrueshme, që në fakt na bëri kureshtarë të mësojmë, nëse vjen vetëm si efekt i palestrës, të cilën dimë që Inisi e
praktikon prej vitesh, apo edhe i ndonjë diete specifike.
Pasi kontaktuam me vetë Inisin, për të mësuar diçka më shumë, jo vetëm në lidhje me linjat, por edhe me angazhimet e saj aktuale, mësuam vetëm faktin, që ajo nuk dëshiron
të flasë me mediat. Atëherë u përpoqëm, që disa gjëra
t’i mësojmë në mënyrë “ilegale”. Dhe siç ndodh gjithmonë,
miqtë janë të parët që hera-herës nuk ngurrojnë të nxjerrin ndonjë sekret. Forma e qëndrueshme dhe linjat elegante
të Inis Gjonit janë jo vetëm pasojë e kujdesit të
saj të veçantë në këtë drejtim, përgjithësisht nga
palestra, por edhe pasojë e një diete korrekte, e
mbështetur te drithërat “Corn flakes”, mishi i pulës, peshku dhe frutat. Eshtë ky sekreti i dietës perfekte për të pasur linjat perfekte. Ndërkohë, të pandryshuar në portretin e Inisit kanë mbetur flokët e gjatë kaçurrelë, me të cilët asaj nuk i pëlqen të luajë. Madje jo vetëm kaq,
kujdeset vetë për to dhe nuk i pëlqen të shkojë shpesh te parukierja.

Saimir Çili dhe Suela Kalaja tani kanë një vajzë

Vajza e tyre ka ardhur në jetë më 13 shtator dhe prindërit e kanë pagëzuar me emrin Isea. Kantautori Saimir Çili dhe bashkëshortja e tij Suela, prej pak ditësh janë duke shijuar
kënaqësinë, që të sjell ardhja e një vogëlusheje në jetë, që i ka mrekulluar të dy prindërit e saj. Vajza ka lindur me një peshë prej 2,8 kg dhe gëzon shëndet të plotë, ndërkohë që edhe nëna e saj është shumë mirë. Çifti së bashku me vizitat e shumta të të afërmve në familje po përjeton me emocion edhe çdo moment apo reagim të vogëlushes. “Jemi shumë të lumtur tregon Saimiri”, duke shtuar se dëshira e tij ishte vërtet për të pasur një vajzë. Nga ana tjetër Suela shton se ndonjëherë, si prindër të rinj që janë përjetojnë edhe frikë pa vend, apo shqetësime të kota. “Sidomos kur e laj kam shumë frikë”, tregon ajo duke shtuar megjithatë se dalëngadalë po mësohen me çdo detaj të vogëlushes së tyre Isea.

Ingrid Gjoni 2 ore ne Polici

Patrullat e Përgjithshme të Policisë shoqërojnë te pub “Kanon” këngëtaren Ingrit Gjoni dhe e procedojnë për fyerje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë gjatë kryerjes së detyrës.

Lexo pjesen tjetër te shkrimit »

Çiljeta Xhilaga Me muzikën fitoj më shumë se kryeministri


E njohur gjithmonë si një femër seksi dhe e përfolur veçanërisht për këtë fakt, Çiljeta Xhilaga duket se nuk e ka aspak ndërmend të ndryshojë stil.Sepse, kjo është natyra e saj e vërtetë. Këngëtarja duket se ka ditur t’i shfrytëzojë më së miri hiret e saj në funksion të karrierës dhe ekranit. Momentalisht e fokusuar në muzikë, ajo nuk e përjashton aspak politikën si një projekt të së ardhmes, ndonëse pohon se me muzikën fiton edhe më shumë se një kryeministër. Ndërkohë me Romeon është duke jetuar ditët më të mira.

Lexo pjesen tjetër te shkrimit »

Elton Deda në Nju Jork me idealin e rock-ut

Ai shfaqet në portën e madhe të hekurt të Shqup-it, ashtu si është larguar. Energjik, i qeshur dhe me bishtin e flokëve të gjata pas kokës. Përshëndet rojen e shërbimit dhe bën se nuk ka ikur kurrë nga ky vend.



Çiljeta dhe Ingriti dy mikeshat rivale !


E kanë kuptuar se në art ësht mirë të kesh shumë miq. Dhe pas bashkëpunimit të tyre në këngën “Puçi, puçi”, që shumë shpejt pritet të shfaqet edhe me një videoklip Çiljeta dhe Ingriti kanë filluar të shoqërohen më shumë së bashku, duke shfaqur vlerësim reciprok për njëratjetrën.

Ndonëse në këngën që kanë realizuar së bashku dy vajzat shfaqen si rivale dashurie, që përfundojnë në ring për mashkullin e preferuar, realisht ato janë shoqe shumë të mira. Të dyja janë fotografuar mbrëmjen e së enjtes, pak momente përpara realizimit të xhirmeve përkatëse, duke qenë se edhe radha e tyre ishte në fillim për Ingritin e më pas për Çiljetën. Ajo që bie në sy tek të dyja vajzat është pamja e´tyre. Janë të dyja më kaçurela, ndonëse njëra bionde dhe tjetra brune. E ndërsa Ingriti ka zgjedhur një veshje në ngjyrë ari tepër të kushtueshme, Çiljeta ka veshur një fustan jeshil që e vë në dukje edhe më tepër,ngjyrën e syve të saj.

ltin Goci klipet shqiptare mund të krahasohen me pornografinë…


Së shpejti me një klip të ri, ku do ketë një sinkronizim mes këngës dhe xhirimeve.Muzika për kantautorin Altin Goci nuk është një fragment i shkëputur kuturu, por ajri që ka ushqyer me profesionalizëm vitet e karrierës së tij artistike. Megjithëse tregun muzikor e cilëson “zeher” dhe të çorientuar pa limit, përsëri ai ka ndërtuar ca parime me veten, karshi të dashurës muzikë. Ruajtja nga mospërfshirja në komercializmin e shëmtuar të turmës. Secili prej nesh është i ndërgjegjshëm, pasi dëgjon me kënaqësi këngët e tij, të cilat vlerësohen për profesionalizëm. Në këtë intervistë Goci shpalos pjesëmarrjen në MIA 2007, si dhe nostalgjitë dhe projektet e tij me të fundit në lidhje me muzikën…


Gjithçka e re nga fronti i Aureles

Është kthyer sërish ne Tiranë. Këtë here me ca projekte te qarta ne mendje. Të cilat mund t’i realizoje vetëm këtu. Ndaj dhe i duhet te qëndrojë shumë me gjatë se dy herët e para. Puna sapo ka filluar. Për çfarë konkretisht? Duket se nuk bëhet fjale vetëm festivalin “Kenga Magjike”. Aurela Gace na zbulon pak detaje nga projektet e saj



Zajmina Vasjari Me Turin dhënder do jem një nuse seksi

Dëshiron të jetë gjithmonë e veçantë, duke dashur të vijë në sytë e publikut si një femër plot shije dhe ekstravagancë.Prej 9 muajsh është shumë e lumtur me të dashurin e zemrës Arturin, me të cilin shprehet se po përjeton një lidhje shumë të qëndrueshme. Zajmina Vasjari, tregon për njohjen, dashurinë dhe detajet e lidhjes me Arturin, djalin që jeton mes Spanjës dhe Shqipërisë.


***********BLERO JO VETEM KENGETAR POR EDHE HEROJ********

ESHTE ZBULUAR NJE TALENT I RI TEK YLLI SHQIPETAR BLERO.
NE NJE KLUB NATE NE NEW YORK PERDERISA ISHTE BLERO ME SHOQERIN E TI E KA VEREJTUR SE SI NJE PERSON ME REVOLE NE DOR E MALTRETONTE NJE VAJZ TE RE,FILLIMISHT BLERO I ESHTE AFRUAR TEK TAVOLINA DHE ESHTE MUNDUAR QE ME FJAL TE MIRA TA BIND QE TA LESHOJ ARMEN POR AJ KA REFUZUAR DHE GJUAJTU BLERON ME GOT POR FATMIRESISHT NUK E KA GODITUR,DHE BLERO I NERVOZUA TEJ MASE PA AS PAK FRIG NGA REVOLJA QE KISHE PERSONI I EHTE AFRUAR DHE E KA RRAHUR AQ FORT SA QE E KA BERE PER SPITAL,DHE PASI KA ARDHUR NDIHMA E SHPEJT PER TA DERGUAR PERSONIN NE SPITA BLERO I ESHTE OFRUAR DHE NE GJUHEN ANGLEZE I KA THENE "MOS AXHIT MOS LUJ ME ARME SE LENDOHESH".
TE GJITH TE PRANISHMIT KAN MBETUR TE HABITUR SE SI KA MUNDUR TA BEJ PER NE SPITAL NJE PERSON TE ARMATOSUA E VET TE MOS LENDOHET ASPAK.POR KJO NUK ESHTE E TERA, GJEJA QE ME SE SHUMTI I KA HABITUR TE PRANISHMIT KA QENE SJELLJA E POLICEVE ME BLERON,NJERI NGA TE PRANISHMIT ESHTE SHPREHUR ME KETO FJAL:KUR NE JETEN TIME NUK KA PARE POLICIA TE SILLET AQE MIR ME NJE PERSON SI DURET BLERO E PASKA GJITH POLICIN E NEW YORK-KUT NE DUAR.PAS PAK ZBULUAM NGA TE PRENISHMIT SE PERSONIN QE E KA RAHU BLERO QUHEJ TOM I NJOHUR SI "KING OFF BRONX"(MBRETI I BRONKSIT).DHE PAS KETI SHOW QE E BERI BLERO TE GJITH SHQIPETARET QE ISHIN TE PRANISHEM DOLEN NGA KLUBI ME KOKEN PRPJET DHE KRENAR ME ATE QE KISHTE BERE BLERO .GJEJA QE TASH E PRESIN ESHTE INCIZIMIN E KAMERES TE KLUBIT,SHPRESOJM SE PREJ DUAVE TE POLICIS DO TE BJEN NE DUAR TONA,DHE TA SHIKOJM TE GJITH ATE SHOW QE E KA BERE BLERO

Ornela Bregu posesive në dashuri

Imazhi i saj prej një femre të butë dhe të brishtë duket se këtë radhë ka marrë nota më posesive. Prej vitesh e larguar nga skena muzikore Ornela Bregu i është rikthyer sërish këngës, por në një mënyrë tjetër. Jo në skenë, por në ekran. Pak ditë më parë në kanalin muzikor BBF është shfaqur klipi i ri këngëtares dhe kënga “Dashuri me patjetër”. Me një luk tepër ndryshe nga sa e kemi parë zakonisht, Ornela Bregu vjen me një këngë që e prezanton posesive edhe me ndjenjë.Nuk dimë nëse kjo është natyra e Ornelës, apo e autorit të tekstit, megjithatë ky është një imazh, të cilin publiku deri më sot nuk e ka njohur deri tani. Përveç veshjeve, një pjesë të të cilave i kemi parë edhe tek “Tirana Fashion Week”, nuk mund të themi nëse kjo dalje muzikore e Ornela Bregut do të shoqërohet edhe me të tjera performanca apo ndoshta ky rikthim në muzikë ishte thjesht një pasion. E shkëputur nga skena dhe ekrani prej një kohe të gjatë, Ornela Bregu është impenjuar momentalisht me punën e saj në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës. Pak kohë më parë ajo u rishfaq edhe si prezantuese në “Tirana Fashion Week”, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndonjë impenjim tjetër artistik më serioz.



Vesa Luma ndryshon stil

Vajza e ëmbël bionde, që është bërë e njohur në Shqipëri falë pjesëmarrjes së saj në spektaklin “Ethet…” duket se ka vendosur të ndryshojë stil. Dhe jo vetëm në mënyrën e saj të prezantimit në skenë, por edhe në pamje. Ndonëse gjithmonë, që nga dalja e saj e parë ka qenë me flokët e verdha këtë radhë Vesa Luma e ka errësuar paksa ngjyrën e tyre, gjë që realisht ka egërsuar disi edhe portretin e saj. E megjithatë duke qenë se ekrani kërkon vazhdimisht ndryshime gjithçka është e pranueshme. Por përveç pamjes, siç e thamë kohët e fundit Vesa ka ndryshuar edhe mënyrën e të kënduarit. Baladat e qeta apo këngët e gëzueshme, tashmë ia kanë lënë vendin këngëve ritmike,në të cilat Vesa, tashmë´si një zonjushë e pjekur nuk ngurron të nxjerrë në pah edhe hiret e saj
femërore.Eshtë pak a shumë e tillë edhe kënga esaj e fundit e prezantuar në kanalet muzikore dhe e shoqëruar edhe me një videoklip tepër interesant.Me imazhin e saj të ri këngëtarja është prezantuar këtë vit edhe në festivalin e këngës në RTSH. Ndonëse Vesa ka tashmë shumë fansa në Shqipëri dhe çdo pjesëmarrje e saj në aktivitetet tona muzikore ka rezultuar e suksesshme, këtë radhë ndodhi ndryshe. Këngëtarja kosovare me përvojë edhe në ekran, këtë radhë nuk mundi të hynte as në natën finale. E megjithatë ky fakt, jo vetëm që nuk i zbeh vlerat e saj vokale, por nuk i largon as fansat e këngëtares.


Nora Istrefi së shpejti në një klip të nxehtë

Zëra të ndryshëm pohojnë se këngëtarja seksi Nora Istrefi po përgatit një klip të ri. Po nga këto burime është bërë e ditur se nuk është e sigurt se cila këngë do të jetë, por për një gjë jemi të bindur: Klipi do të jetë shumë i nxehtë, për të thënë më saktë se do të jetë akoma më shumë se videoklipet që ka realizuar gjer më sot. Sensualitetit të këngëtares kosovare do t’i shtohet edhe një luk ekstravagant, të cilin ajo e ka kuruar me shumë kujdes. Por një gjë nuk jemi ende të sigurt, se sa të nxehta do të jenë temperaturat? Flitet se këngëtarja ka provuar shumë në këtë fushë. Korrieri

Zajmina Vasjari një tjetër klip “Hot”

Këngëtarja seksi, Zajmina Vasjari, po përgatitet për një tjetër klip të nxehtë, që do të çmendë fansat e saj kudo që ata janë. Me një pamje prej lolite të vërtetë, tepër sensuale,Zaji ka menduar që të hedhë bombën e radhës.Klipi do të xhirohet sërish jashtë Shqipërisë, me producentët më të mirë maqedonas, me të cilët këngëtarja e njohur ka bashkëpunuar edhe për këngën “Chupa-chupa”. Korrieri

Adrian Gaxha, dashuron një vajzë nga Tirana

Ka vendosur të rikthehet pas një periudhe pauze dhe një mungese të gjatë në skenën shqiptare Adrian Gaxha. Sërish me një baladë të titulluar “Vetveten e mashtroj”, por kësaj here fabula e këngës së re duket se ka një emër real, që gjallon çdo ditë e më shumë në zemrën e Gaxhës.

Pikërisht kjo është arsyeja nga lindi ideja e këngës së re që sapo është lançuar, edhe pse nuk ka një videoklip. Kësisoj, këngëtari maqedonas na sjell një krijim muzikor njëqind për qind real. Një gjë të tillë e pohon vetë Gaxha në një prononcim për gazetën “Korrieri”. “Kam pak kohë që simpatizoj një vajzë nga Tirana, e cila nuk është e njohur, por mua më pëlqen. Prej këtej më lindi ideja që të shkruaja baladën të cilën,sapo e kam promovuar”.

Për detaje të mëtejshme lidhur me simpatinë e rastësishme rreth vajzës nga Tirana dhe aludimit të një lidhjeje intime mes tyre, Adriani lëviz kapelën dhe shpjegon: “Nuk kam pasur kontakte me atë vajzë. Thjesht më ka ngelur në memorien time si një kujtim i bukur, pasi nuk kam as numrin e telefonit”.

Ndërkaq, për ndikimin e madh që pati vajza e panjohur në krijimtarinë e tij, ai shprehet se nëse nuk ia përkushton dikujt këngë të tillë, atëherë nuk ia vlen t’i bësh këngë të tilla. Për mos lënë vend për thashetheme të mëtejshme, Adriani shpjegon se ka ardhur në Tiranë për të performuar në një klubet e kryeqytetit dhe për promovimin paraprak të këngës dhe jo për arsye të tjera.

Gjithnjë me një kapele të re, ai pohon se nuk mund të rrijë pa një të tillë, pasi i duket vetja si lakuriq. Ndërkaq, përveç baladës romantike, po përgatit edhe një këngë tjetër të titulluar “Luaj, luaj, luaj”, që do të jetë me ritme të muzikës moderne të momentit.

Adrian Gaxha

Big Mama, “Nuk perdor droge”

Ne një gazete te përditshme shqiptare po qarkullon një foto e kengetares maqedonase Big Mama, ku ajo se bashku me një mikun e saj janë kapur ne një moment qe te le përshtypjen se ata po marrin kokaine. Qe këngëtarja është një nga ato vajzat e thekura pas jetës se nates, këtë nuk e kemi vënë kurrë ne dyshim, aq sa shpesh nga konsumi i tepert i alkoolit ajo bën gjeste aspak te hijshme, por deri tek droga jo. Edhe vete Bigu është shprehur e habitur nga ky përfundim i medias se ketushme, duke shtuar se ai moment i fiksuar nga fotografet nuk ka lidhje me drogen, “pasi unë nuk perdor kurrë droge”, ka përfunduar ajo.

SË SHPEJTI KLIPI I RI I MARIZËS
Pasi ka kaluar disa ditë në Bolonjë të Italisë, ku ishte e ftuar për koncerte me rastin e ditës së të dashuruarve,këngëtarja Mariza Ikonomi menjëherë i është përveshur punës. “Pas pak javësh do të nxjerr klipin tim të ri muzikor, që do të jetë diçka krejt e veçantë dhe e ndryshme nga të gjitha këngët e tjera që kam realizuar deri tani. Kjo këngë do të jetë pjesë e albumit tim të ri, për të cilin po punojnjëkohësisht”, pohon ajo. Edhe këtë herë këngëtarja ka zgjedhur që të bashkëpunojë me një studio muzikore të njohur, ndërsa dhe videoja mendohet që të jetë diçka vërtet speciale.Na mbetet vetëm të presim…

Rrofte Vellai
Arta Bajrami ka qenë gjithnjë një nga femrat më “hot” dhe më të suksesshme në muzikën shqiptare. Hitet e saj janë ndër më të preferuarat e rinisë, që dëgjohen në çdo kohë e në çdo vend. Por gjithë ky sukses duket se nuk i faturohet vetëm asaj, por edhe të vëllait, Don Arbas, një reper tepër i njohur ky në Kosovë.Kësisoj,Arta ka menduar që për albumin e ri të bashkëpunojë me të, për realizimin e këngës së re dhe komplet compilation-it. Jo pak herë Don Arbas ndërhyn në videot e së motrës, madje shpesh preferon edhe që të dalë bashkë me të. Dhe suksesi në kësi rastesh vlen të ndahet në dysh, pasi jo gjithçka është meritë vetëm e Artës.


Nora Istrefi dhe Blero gjobiten nga Policia

Nora Istrefi dhe Blero janë gjobitur nga policia vetëm para pak ditësh duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Nëse Nora ka tentuar të evitojë procedurat e gjata duke shlyer menjëherë gjobën pasi ka kontaktuar me drejtues të lartë të policisë ende nuk dihet se ç’është bërë më Bleron. Kështu Nora ka evituar menjëherë bllokimin e makinës nga policia, duke e harruar këtë ngjarje aspak të këndshme për të.

Miriam Cani dhe Alban Skenderaj se shpejti me një kenge

Vetëm para disa kohësh Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë bërë subjekt i medias rozë për një hamendësim lidhjeje midis tyre. Vera e kaluar të një viti më parë ata janë parë duke kaluar pushimet në plazhin e Dhërmisë. Megjithatë ata vijnë sërish përballë publikut duke gjysmë deklaruar një lidhje të mundshme mes tyre, edhe pse shpesh herë përpiqen ta fshehin, është parë sërish që Albani është larguar për në Gjermani, atje ku Miriami jeton prej disa vitesh, për të qenë më pranë saj dhe për të realizuar një projekt muzikor që do e startojnë së bashku.

Elsa Lila

Në 28 prill këngëtarja Elsa Lila do të jetë protagonistja kryesore në premierën e musicalit, një sfidë e madhe për këngëtaren që shfaqet pas prezantimit në festivalin e fundvitit në një formë të re estetike. Moulin Rouge do të jetë në shqip, ku Elsa ka bërë një punë titanike në përkthimin e gjithë teksteve të këngëve të këtij spektakli, i cili që do të jetë një dallim nga musical të tjerë jo vetëm me këngë por edhe me aktrim. Skena përpara pallatit të kulturës do të përshkohet nga një mulli i kuq në lëvizje. Elsa do të aktrojë edhe rolin e Satinës kurtizanes së klasit të lartë që këndon dhe kërcen.

Eliza Hoxha

Këngëtarja e njohur Eliza Hoxha shumë shpejt do të lançojë në tregun muzikor një përmbledhje me këngë të rrymave dance dhe pop. Këngëtarja pasi ka mbaruar suksesshëm specializimin për degën e arkitekturës, për të cilën edhe ka studiuar, shprehet se rikthimi në këngë e bën atë të ndihet mjaft mirë edhe pse muzika dhe profesioni që ajo ushtron janë dy fusha krejt të ndryshme.

Djali i Xenit promovon album



Këngëtari Korab Jetishi, i cili duket se ka ndjekur rrugën e babait të tij për të qenë këngëtar do të promovoj albumin e tij më 17 qershor në Prishtinë.
Krahas albumit të tij ai do të promovoj edhe dy videoklipe.
Albumi i Korabit quhet “Xhepi...”, dhe këngëtari ende nuk ka dhënë ndonjë arsye se pse e ka quajtur kështu albumin e tij muzikor.

Skillz me klip të ri



Rap-grupi Skillz, pas një sërë çmimesh në Kosovë dhe jashtë saj, ka xhiruar edhe një video-klip, i cili pritet të dalë sw shpejti në tregun shqiptar.
Titulli i këngës ende nuk është bërë i ditur, por mësohet se kënga do të jetë në bashkëpunim me këngëtarë të “Baba Records”.
Skillz fituan në “Top Fest 5” çmimin për këngën më të mirë hip-hop, me këngën “Pimpex”, kurse në Kosovë fituan çmimin për videoklipin e këngës më të mirë në “Video-festi muzikor 2008”.

Elvana prapë bashkëpunon me kosovarët



Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, pas divorcit (edhe pse të pa martuar) nga Getoar Selimi, do të bëjë një këngë me këngëtarin tjetër, po ashtu të njohur nga Kosova, Ermal Fejzullahu.
Mirëpo, ky lajm ende nuk është konfirmuar nga vet këngëtarët, përderisa ai është transmetuar nëpër gazeta të ndryshme në Shqipëri.
Gjata, më parë kishte bashkëpunuar në disa këngë me Getoar Selimin, themeluesin e Baba Records. Mirëpo, ata ishin ndarë pas një vit lidhje me njëri tjetrin, ndërkaq sivjet Geti kishte lëshuar kritikat të ashpra ndaj Elvanës gjatë “Videofestit muzikor 2008”.

No comments: