Muzika per shpirtin tuaj

Ledina Çelo – Dangeroues



Këngëtarja Ledina Çelo, e cila kishte planifikuar që këtë vit të merrte pjesë për herë të parë në festivalin e muzikës moderne “Top Fest 7”, ka vendosur t’i thotë jo ftesës që iu bë nga organizatorët e këtij festivali plot katër muaj më parë. Këngëtarja, e cila për momentin ndodhet në Gjermani ka sqaruar për gazetën “Panorama”, se në fakt e kishte mirëpritur këtë ftesë që i ishte bërë nga “Top Channel”, për të qenë pjesë e këtij festivali të muzikës moderne, ku dominojnë të rinjtë. Por sipas saj, plani ndryshoi për faktin se ajo po synon tregun evropian të muzikës, për të cilën dihet që artistët shqiptarë e kanë shumë të vështirë të depërtojnë. Dhe kështu duket se këngëtares 33 vjeçare po i ndrin fati, pasi klipi i saj më i ri me titull “Dangerous”, ka hyrë në top-listën e këngëve më të dëgjuara në Gjermani. Ky klip, ku ajo shfaqet me veshje tërësisht ektravagante, nga java në javë po pëson ngjitje në klasifikimin e 100 këngëve më të dëgjuara të momentit në Gjermani. Ledina Çelo ishte menduar të ishte një nga këngëtaret me më shumë karrierë që do këndojnë “live”, për herë të parë nbë festivalin “Top Fest”, duke hyrë kështu në garë me shumë artistë deputues. Kjo do të ishte shfaqja e parë në skenë e Ledinës, pas një periudhe pauze në festivale, ndërsa e ndan jetën që bën mes Londrës, Gjermanisë dhe Tiranës. Festivali që ka nisur të transmetohet çdo mesditë në ekranin e “Top Channel”, do të ketë shumë seleksionime deri në momentin e natës finale, ku sfida më e madhe do të jetë të kënduarit “live”. Ndërkohë “Top Fest” mbetet evenimenti që promovon në vazhdimësi artistët e rinj. Por këtë vit përveç tyre garojnë në të njëjtën kohë edhe këngëtarë të tjerë me emër si; Mariza Ikonomi, “NRG band”, Jonida Maliqi, Eugent Bushpepa, Flaka Krelani. Edicioni i këtij festivali drejtohet artistikisht nga Dorian Gjoni, dhe prezantohet nga Albana Osmani.

Videoklipe 2009: Alban Skenderaj & Miriam Cani - Let Me Die With You



Shkarko kengen falas ne
ose Shqipsong

Videoklipe 2009: Adrian Gaxha feat Dani - Si Kjo Raki



Shkarko kengen falas ne
www.shqipsong.com

Videoklipe 2009: Tuna feat Vig Pappa - E Boj Nxeht!



Shkarko kengen falas ne
www.shqipsong.com

Videoklipe 2009: TNT - Ja Fali Zemren



Shkarko kengen falas ne
www.shqipsong.com

Vellezerit Susuri - Pavaresia



Shkarko kengen falas ne
www.shqipsong.com

Videoklipe 2009: Edona Llalloshi - Thuaje Me Ze



Shkarko kengen falas ne
www.shqipsong.com

Videoklipe 2009: Korab Shaqiri - Te Kam Gjetur

Shkarko kengen falas ne
www.shqipsong.com


Adnan Daci & Pandora - Lindem Nene Edhe Nje Here

Shkarko kengen falas ne
www.shqipsong.com


Videoklipe 2009: Nora Istrefi - Vetem Mua

Shkarko kengen falas ne
www.shqipsong.com


Videoklipe 2009: Leonora Jakupi Video - Ky Eshte Fundi

Shkarko kengen falas ne
www.shqipsong.com


Videoklipe 2009: Motrat Mustafa - Me Fal Bija Ime

Shkarko kengen falas ne
www.shqipsong.com


Videoklipe 2009: Soni Malaj - Shpirti Im Binjak

Shkarko kengen falas ne
www.shqipsong.com


Videoklipe 2009: Adrian Gaxha feat Snow Black - Ti Tani

Shkarko kengen falas ne
www.shqipsong.com