Muzika per shpirtin tuaj

Adelina Ismaili

Adelina Ismaili, këngëtarja kosovare që është shndërruar në një fenomen mbush plot 20 vite në skenë. Si arriti të bëhej simboli i suksesit në këngë dhe bukuri? Kush e ka ndihmuar dhe cilat janë raportet e saj me meshkujt?

Ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes, madje e kërkon këtë. Por me mënyrën e vetë; femëroren të përzierë me protestën, që shpesh e vesh me fjalë të pista e pse jo me agresivitet. Por gjithmonë mbetet Adelina, origjinale, e hapur. E s'ka si të ndodhë ndryshe; e urren hipokrizinë dhe puritanizmin. Është e zhveshur ndaj çdo kompleksi dhe thellë-thellë e ndrojtur.

Fenomenale në çdo gjë që bën; pafund skandale e pafund suksese!

Sivjet në 2005-ën mbush plot 20 vite në skenë, e 10 albume të krijuara.


Kombinati “Ismaili”

Po, mos u habisni kështu është quajtur familja e femrave Ismaili. Secila prej tyre është një fabrikë e zhurmshme. E para ka qenë Adelina që bëri “poteren e madhe”. Deri këtu në Shqipëri erdhi thirrja e saj “Do të bëhem milioner” kënga që i dha shumë çmime në festivale e konkurse për fëmijë. Sigurisht nën drejtimin e Monës, gruas së hekurt që diti ta udhëhiqte të bijën drejt shinave të suksesit. – madje edhe tani që bomba kosovare është 26 vjeç, duhet t'i marrësh leje Monës që të takohesh me të.- Zanfinën po tashmë e njohim të gjithë, me imazh të freskët e përpjekje për të mos u identifikuar me të motrën. Sigurisht që e ka më të vështirë pasi i duhet të durojë dhe inatet e të tjerëve me Adelinën. Deri tani u bënë tre, pasi këto bëjnë dhe zhurmën më të madhe. Ema, “ekonomistja” e familjes edhe pse talent në muzikë ka vendosur të mbetet në hije, duke u ngopur nga fama e motrave të saj. Nëse vëreni një ndryshim në imazhin e Adelinës (është bërë paksa më e rafinuar), pa diskutim është meritë e Emës, e cila nga prapaskena luan rolin e këshilltares së pamjes. Derisa kanë arritur të ecin me këmbët e veta, Mona dhe vajza e madhe Adelina nuk kanë nguruar t'i japin gjithë mbështetjen e duhur (përfshi dhe atë financiare). Motrat e kanë shpërblyer duke u vënë në dispozicion të punëve të saj artistike. Në këtë potere ka dhe dy qetësues, një qen dhe një mace. E ka raste kur vajzat duan të ndihen me të vërtetë normale; e mbushin shtëpinë me shoqe dhe bëjnë thashetheme për gjithë Prishtinën.

Adelina i ngjan të atit, Rexhepit, i cili prej vitesh punon si emigrant në Austri (pasi në Kosovë nuk ka mundur të gjejë një punë të përshtatshme). Më të kanë raporte shumë të mira, madje ai i ka mësuar sesi të mësojnë të jenë të pavarura. “Më kujtohet kur i kam pasur 15 vjet, babai më pat propozuar që ta kem një të dashur (frajer) me qëllim që ta njoh botën mashkullore sa më mirë, e kur të martohem të kem më shumë eksperiencë. Ai besa ma pat gjetur edhe një fotograf në Austri që të bëj fotografi artistike, mirëpo unë nuk e pata pranuar duke i thënë se jam shqiptare dhe nuk ia lejoj vetes. Ai ka shumë ide, mirëpo nganjëherë e tepron, e unë prapë mbes në suaza të shqiptarisë.”

E tillë është Adelina e vërtetë, e ndrojtur dhe e rezervuar: “Oh, kur isha fëmijë, nëna më thotë se kam qenë shumë, shumë e urtë. Më vjen shumë keq që nuk e kam asnjë fotografi, sepse m'i kanë djegur të gjitha gjatë luftës. As foto, as dokumentacion, kështu që deri në vitin 1999 unë si person nuk ekzistoj!

I është dashur vetë të çajë në profesion e sigurisht që nuk e ka pasur të lehtë, prandaj herë-herë ngre kryet tek ajo një femër e fortë e pse jo dhe agresive. “ Sikur të kisha pasur sukses për shkak të bukurisë dhe të më vije suksesi për tri ditë, e di se do të isha çoroditur dhe do të kisha fluturuar pa krahë. Çdo hap që e kam bërë ia kam ditur vlerën, po ashtu edhe çdo vështirësi. Asgjë nuk mund të më befasojë ose të më zërë ngushtë”.

Kënaqësia dhe zhgënjimi i festivaleve

Adelina ishte vetëm 6 vjeç, mosha për t'u futur në klasën e parë, kur në vend të hynte te shkolla fillore, ndryshon drejtim e shkon te shkolla e muzikës, ku pranohet menjëherë edhe pse ishte fare e papërgatitur për konkurs. Edhe këtë herë kurioziteti i funksionoi; ndoshta jo që në fillim me pianon, por në korin e fëmijëve ajo arriti të dallonte nga të tjerët. Sapo hyri në kor, i futi këmbët dhe te “Akordet” e Kosovës (festivali më prestigjioz i asaj kohe). I tërhoqi të gjithë me lëvizjet dhe natyrën e gjallë. E vetëm një vit më vonë (7 vjeç), nxori kasetën e parë për fëmijë në Kosovë me titullin “Do të bëhemi milionerë”. Kjo kasetë u pasua dhe nga tri të tjera e shumë çmime në gjithë ish-Jugosllavinë. "Kjo ishte periudha kur Jugosllavisë së atëhershme i tregoja se edhe shqiptarët kanë fëmijë që dinë të interpretojnë dhe të vallëzojnë bukur.”

Deri tani i kishte ecur. Zhgënjimi i filloi kur u shfaq në festivalet e Shqipërisë- në prag adoleshence, vetëm 14 vjeç). Edhe pse mori çmimin e debutueses më të mirë, shija nuk i ka mbetur e mirë. “Disa herë e kam thënë që nuk kemi qenë të mirëpritur ashtu si vëllezër, më shumë kemi qenë si artistë të rangut të dytë dhe në atë mënyrë jemi trajtuar”. Megjithatë do të vazhdonte të merrte pjesë e të zhvishej pak nga pak, duke filluar të ndiente petkun e famës. Në festivalin “Kënga magjike” (2000) doli e kënaqur me çmimin “The Best Look”, me këngën “**** the government”.

Tani, akoma mbetet e mendimit për të qëndruar larg festivaleve, derisa ato të kthehen sërish në vlera të muzikës.

Po fajin nuk ia pati vetëm skena, por edhe disa kolegë të saj, që me dashamirësinë më të madhe kërkonin t'i bënin puçe...

Grushti i Arif Vladit

Pas luftës së Kosovës agjencia“Euro-koha” e Arif Vladi bashkë me dhjetë këngëtarë të tjerë organizonin koncerte “solidarizimi” për shqiptarët e diasporës. Në një koncert të tillë grupi kishte vendosur njëzëri “Ne nuk këndojmë nëse këndon Adelina”- sigurisht që nuk ia njihnin mirë kokën bukuroshes Adelinë-.

Pasi gjithë “grupi” mbaroi së kënduari del Silvana Brace dhe e shpall koncertin të mbyllur, pikërisht në momentin kur Adelina priste të futej në skenë. Me vrap e ka marrë mikrofonin nga dora e Braçes dhe ka filluar të këndojë duke e kthyer publikun dhe njëherë në sallë. Akoma dhe sot Adelina nuk arrin ta shpjegojë këtë situatë: e vetme kundër 10 kolegëve!

Misioni i Adelinës?

Adelina betohet se nuk ka për t'i lënë kurrë rehat gënjeshtarët e hipokritët. E këtë do ta bëjë si di ajo vetë me muzikë. Misioni i saj: ta ngrejë zërin kundër tyre derisa të ketë jetë. Në llojin e saj e di se është e vetme dhe se të gjithë e asnjë nuk ka konkurrent. Prandaj i ndërron gjithmonë stilet e të kënduarit, të mbetet e pakapshme siç është. Dhe kjo e gjitha me punën e saj. “Unë nuk dua që të shes naftë e cigare, mirëpo dua ta kem një jetë normale që edhe atë nuk mund ta arrij. Jemi mësuar të shohim këngëtare që e arrijnë suksesin vetëm me një sponsor në krevat. Unë nuk e kam praktikuar atë formë dhe as që do ta praktikoj derisa të jem gjallë”.

Askush nuk mund ta fotografojë të zhveshur

Deri tani është mjaftuar me erotiken, pasi nuk është e sigurt në realizimin artistik të nudos, duke iu ruajtur vulgares që ajo rrezikon të shfaqë.

Jo, unë erotikën e përjetoj ndryshe. “Kufiri është shumë i hollë në mes të vulgares dhe artistikes dhe fotografia apo prezantimi nudo, për të mos dalë vulgare, duhet që të jetë shumë profesionale. Prandaj edhe jam ruajtur.”

E di se shumica e njerëzve nuk arrin të dallojë natyrën e saj (kamuflohet mirë). Në thelb është e turpshme dhe vajzë tradite! Përsëri harron dhe pranon se tek ajo çdo gjë është relative. “Ashtu si sillet toka, sillet edhe truri i Adelinës”.

Në jetën intime pushon së qeni një yll, kthehet në një vajzë të thjeshtë. E ruan me fanatizëm identitetin e të dashurit, nga frika mos shkatërron çdo gjë.

Zhveshja protestë kundër botës mashkullore

Ka vepruar vetëm me mendjen e vet- Mona (nëna) gati sa nuk është çmendur kur e ka parë të zhveshur në fillim. Po Adelina dinte që herë pas here dhe të vishej, e përsëri t'i tërbonte njerëzit. “Në 1996 fillova të këndoj “Ushtrinë time”, veshur me pantallona të ushtrisë dhe me fanellë të kuqe dhe shqiponjë, nëpër Drenicë, Preshevë, Pejë, nëpër diasporë. Nuk mund ta harroj atë natë në Skenderaj kur publiku filloi t'i djegë fanellat dhe t'i nxjerrë karriget nga vendi prej euforisë. Vërtet, për atë kohë ajo skenë ishte e vështirë, sidomos kur i këndohej ushtrisë.

“Nga ana tjetër qëllimi i zhveshjes ishte më brutal, me arsyen e vetme për të rënë në sy dhe për t'i tronditur njerëzit. Atëherë jam ulur dhe veshur deri në fyt dhe i kam dhënë intervista dhe kam treguar pse. Kjo ishte një protestë kundër botës mashkullore te ne. Me atë kam dashur të tregoj që kur mund të bëjnë diçka meshkujt, pse nuk mund të bëjnë edhe femrat?” Kjo ka qenë një porosi e qartë.

Këtu ngre kryet një Adelinë idealiste. Ajo nuk është kundër gjinisë mashkullore, por urren tradhtinë e tyre-që prek familjen, gjënë më të shenjtë. Për këtë ka dhe teorinë e saj: ”Shumica e meshkujve te ne e nënçmojnë femrën, nënën e fëmijëve të vet. Ata automatikisht i krijojnë dy armiq në shtëpi.”

Miss Shqipëria '97 në Republikën e Kosovës

Nëse në kujtesën tuaj nuk ju vjen ndonjë Miss i '97-ës të shëmtuar, tani munsta merrni vesh. Ajo ka qenë Adelina Ismaili. Pasi kishte siguruar me pak mund e përpjekje titullin Miss Kosova, i erdhi oferta për të prezantuar në Miss Globe, Shqipërinë (për shkak të “luftës” ne nuk kishim një Miss). Nuk humbi kohë e me vrap siguroi disa gjoja dokumente si shqiptare e Shqipërisë. Deri këtu mirë, por kur i erdhi radha për të folur, bëri sikur harroi dhe tha: “Unë jam Adelina Ismaili dhe vij nga Republika e Kosovës”. Është pa vend të komentojmë vazhdimin. Nga sytë-këmbët, Adelina la spektaklin e për një muaj vizitoi Turqinë derisa të qetësoheshin gjakrat për “gafën” e bërë.

Mbretëreshë a Robëreshë

Në albumin e fundit të saj, Adelina shfaqet me një imazh të sofistikuar, që sjell në kohë vitet “Glamour”. Kjo është vetëm një zgjedhje e radhës dhe një testim ndaj asaj që përflitet se pamja e shet albumin.

Sa për Shqipërinë ende nuk ka një plan konkret derisa i kanë munguar ofertat serioze. Për Adelinën po fryn era e perfeksionit.
Tags: ALBANIAN SINGERS: Antigona Sejdiu Arian Selmani Beka Dea Macula Edona Llalloshi Ema Smajli Etno Engjujt (G-E) Shkurte Fejza - Fisnikt - Hana Band - Lori - Machiato Band - Miranda Hashani - Naser Tmava - Nusran Fera Adelina Ismaili Adelina Thaqi Adem Ramadani Adrian Gaxha Albnore Durmishi Demaku Afrim Muqiqi Agim Poshka Ajtene Alketa Veisiu Alban Shehu Alban Skenderaj Alberti Alma Bektashi Altin Shira Anjeza Shahini Antigona Rustolli Antigona Sejdiu Ardian Trebicka Ardit Gjebrea Armend Shabani Armend Regjepagiqi Arsim Bunjaku Arta Bajrami Artan Aurela Aurora Aziz Murati B.B Poqi Brikena Beqiri Bedri Islami Besart Halimi Besim Dina Bertan Asllani Bekim Dehari Big Mama Bleona Qereti Blero Bujar Qamili Cima Cani Corona Da- Ligs Dava Gjergji Dj Cimi Dj Blunt Dj Toni Dj Afrim Dj Astro Drit�«ro Shaqiri Duli 2 Po 2 Eda Zari Ela Mustafa Elsa Lila Eli Fara Elita 5 Eliza Hoxha Emine Hasimi Emine Toska Eranda Libohova Erion Korini Ermal Fejzullahu Ermira Babaliu Ermira Morina Faraoni G Fatma Zyberi Fatmire Berqani Fatime Kosumi Faton Macula Fitore Gjonbalaj Fjolla Krasniqi Flora Gashi Ganimete Abazi Ganimete Asllani Ganimete Jashanica Gazmend Rama Gentiana Ismaili G�«zim Nika Gili Gjovani Gjyle Qollaku Gjyste Vulaj Gressa Behluli Hija e Jet�«s Ilir Shaqiri Imer Bajrami(Kadancat) Irma Libohova Ismet Bexheti Ismet Bugujevci Ismet Peja Jehona Sopi Julka Kastriot Tusha Kumrie Mustafa Labi Ledina Qelo Leonora Jakupi Leonora Poloska Lule Bajra Mahmut Ferati Malsori Manjola Nalbani Marigona Mariza Ikonomi Mehdin Meda Mentor Kurtishi Mera Zymeri Merita Bunjaku Merita Halili Merita Spahiu Mihrije Braha Mimoza Mustafa Mimoza Paraveli Mimoza Selimi Mimoza Shkodra Minatori Motrat Mustafa Muhamet Sejdiu Muharrem Qaili - Memi N.R.G Band Naim Abazi Naser Berisha Naser Maqedonci Nazife Bunjaku Nikoll�« Nikprelaj Niman Mushkolaj Nora Istrefi Nuradin Osdautaj Nusran Fera Nysret Muqiqi Odeta Parashqevi Simaku Qamil Hundozi Qiljeta Ramadan Krasniqi-Dani Remi Remzije Osmani Rifadije Grajqevci Rifat Berisha Ritmi i Rruges Rovena Dilo Rovena Stafa Rozana Radi Rufeja Sabri Fejzullahu Sef Duraj Selami Kolonja Shaqir C�«rvadiku Shkelzen Jetishi - Xeni Shkumbin Kryeziu Shpat Kasapi Shqipe Abazi Shqipe Kastrati Shyhrete Behluli Sinan Hoxha Sinan Vllasaliu Skofiar�«t Smail Puraj Soni Syzana Tahirsylaj Teuta Selimi Tingulli 3 TNT Tuna Valentina Berisha Valentina Rama Valton Krasniqi Veli Sahiti Vellezeri aliu Qetaj Vera - Synaji Violeta Kajtazi Violeta Kukaj Visar Peja Vjollca Buqaj Vjollca Haxhiu Vjollca Lluka Vellezerit Duraku vellezerit Dervishi West Side Family Ximi Xhavit Sadiku XhevahiretXhevat Mehmeti - Xheki Xhezair Elezi - Xheza Xuxi xWNC Zanfina Ismaili

No comments: