Ka qenë një periudhë e mirë për Berkanin, këngëtarin e ri që ka fituar zemrat e jo pak vajzave. Një vit që i ka dhënë një hov të madh karrierës së tij të saponisur muzikore. Këngë dhe çmime, suksese dhe padyshim kënaqësi të paparashikuar. Prezantimi i parë në “Top Fest 4”, çmimi në “Netët e Klipit shqiptar”, “Çmimi i Internetit”, në Festivalin “Kënga Magjike”, albumi i tij i parë… janë këto sukseset në harkun e një viti për të. Në këtë intervistë ai ndan me ne emocionet që ka përjetuar gjatë këtij viti, por edhe detaje nga jeta e tij intime, të cilat i zbulon për herë të parë.
Ka pak kohë që keni hedhur albumin tuaj të parë me titullin “Maraton”, si ndihet Berkani për albumin e tij të parë?
Me të vërtetë u lodha shumë për realizimin e këtij albumi, por ia vlejti edhe lodhja, edhe pagjumësia, pasi në fund nxora një album që besoj se u pëlqye nga publiku.
Si u prit në tregun muzikor albumi juaj?
Të them të drejtën kam ngelur shumë i befasuar, sepse në fillim isha shumë i sikletosur me përgatitjen time në “Top Fest 4”. Kisha një frikë, pasi ishte hapi i parë për Shqipërinë, por prezenca ime në “Top Fest 4” ishte një bum i madh
për mua, m’u duk sikur kisha tetë vjet në skenë. Besoj se e realizova pak si
shpejt albumin, por për të dytin do kujdesem më shumë, pasi ky publik meriton më shumë.
Po flisni për album të dytë, në cilën fazë jeni me realizimin e tij?
-Jo jo, nuk e kam nisur akoma albumin e dytë, do jetë pak a shumë brenda
rrymës së albumit të parë, pasi sot shohim se këngë si ajo e Aurelës apo e Elvanës nuk kërkohen nëpër pub-e, por kërkohen këngë të rrymës tallava, këngë
të vjedhura, dhe për realizimin e albumit tim të dytë unë do marr një rrisk, pikërisht për atë fenomen që përmenda më lart. Por e di që ajo gjë që bëj unë apo Aurela ose Elvana, është art i pastër.
Me kë keni bashkëpunuar për realizimin e klipit të këngës “Maraton”?
Klipi është realizuar nga “Auret ender Timer”, aty ku unë jam në produksion, klipi u realizua në Shkup. Për klipin kam marrë shumë komplimente, pasi për një klip nuk duhet me doemos një shtëpi e bukur apo një makinë e bukur, por shumë aktore, këngëtare etj. Më kanë bërë komplimente të mëdha për kontaktin që kam me kamerën.
Gjatë maratonës suaj në dashuri, keni më shumë humbje apo fitore?
Jo, kam një karakter të fortë dhe kur e shoh situatën në disfavorin tim, bëj gjithçka që ajo të kthehet në favorin tim, pra në fitore dhe vetëm fitore.
Berkan, në festivalin “Kënga Magjike” fituat çmimin e Internetit. E prisje?
Ishte një befasi shumë e madhe, sepse me këngën që u paraqita këtë
herë, nuk e prisja që do të shkoja në finale, pasi vjet isha më i përgatitur dhe më i sigurt, ndërsa sivjet ndryshimi i koreografisë më bëri që të ndihem më mirë dhe për arsyen që kënga nuk ishte ajo që unë mendova, por mjafton që u diskutua shumë teksti. Gjithsesi ngela shumë i kënaqur me çmimin, pasi kyçmim ka ardhur nga votuesit e internetit, dhe kjo më bën më të lumtur dhe më jep një motiv shumë të madh për vitin e ardhshëm.
Me kë keni bashkëpunuar për realizimin e “Dashuri Kronike”?
Kam një kontratë dyvjeçare me “Auret ender Timer”, producent i së cilës është Osko Botanicev. Jam i mendimit të ndryshoja diçka, Berkani pritet me një imazh tjetër dhe albumi i ardhshëm do të jetë krejt ndryshe nga ai i pari.
Cila prej këngëve të festivalit të pëlqeu më shumë?
Më pëlqeu shumë kënga e Aurela Gaçes dhe e meritonte çmimin e parë, ndërsa Elvana Gjata ishte e mrekullueshmja e natës, pastaj ishte kënga e Leonora Jakupit, asaj që për 50 vota i rrëmbeva çmimin e Internetit.
Na fol pak për lidhjen tuaj shoqërore me Big Mamën, si po shkon ajo?
Jo vetëm Big Mama, por dhe më shumë këngëtarë dhe këngëtare që jemi afër njëri-tjetrit. Kam arritur në mendimin që me të gjithë këngëtarët, pa marrë parasysh vendin Kosovë, Maqedoni apo Shqipëri, pra me të gjithë duhet të ketë një distancë, pasi kur e shoh kolegun shumë afër aty është një humbje, sepse prishet ajo lidhja shoqërore, ose versioni i dytë, nëse ka inat apo në mënyrë negative ajo është një nënçmim për një këngëtar tjetër dhe nuk i përket karakterit që duhet të ketë një artist i madh.
Aktualisht jeni i dashuruar?
Dashurinë e dua shumë, kam dëshirë që të dashurohem por fatkeqësisht dashuria kohët e fundit po humbet, pasi në këtë kohë gjithçka lidhet nga interesi,
paraja, fama. Unë për momentin nuk jam i dashuruar, por dal nëpër pab-e me goca të ndryshme, ku shpeshherë bëhem tapë dhe ka raste që shpeshherë krijohen lidhje të shkurtra, por asgjë serioze. Mendoj se jam akoma i ri për një
gjë të tillë.
Cila është femra ideale për Berkanin?
Duhet të ketë karakterin e fortë, qëndrimin, respektin, të jetë brune dhe më e gjatë se unë, për shembull si ajo e zeza e Pisiket dolls.
Disa gjëra që duhet t’i dinë fansat për ty?
Nuk fle shumë gjumë, e kam bezdi të flas gjatë me celular, eci shpejt me makinë kur jam nervoz. Gocat i shikoj shtrembër me qëllim që të bëhem tërheqës.
Nga se ka fobi Berkani?
Nga qeni, nga lartësia, kam shumë fobi të tjera që nuk më vijnë ndërmend.
Duke u kapur nga fakti që studioni për aktrim, ndërhyn kjo në realizimin e klipeve tuaja?
Shpeshherë, producentët janë habitur kur kam marrë kamerën në dorë dhe iu kam thënë se këtë fragment e dua kështu, domethënë ndërhyj shumë.
Nëse do duhet të zgjidhje ndërmjet aktrimit dhe këngës, cilën do zgjidhje?
Këto dy profesione mendoj se janë shumë të bashkëngjitura, si burri me gruan.
Cila ka qenë mosha kur keni kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë?
Për herë të parë kam kryer marrëdhënie seksuale në moshën 15-16 vjeçare.
Po për herë të fundit?
Para pak orësh.
Ç’mendim keni për seksin, ndërmjet sekseve të njëjta?
Seksi shijohet në mënyra të ndryshme. Secili ka mënyrën e vet.
Kur keni qarë për herë të fundit?
Për herë të fundit kam qarë në makinën time, kur kam dëgjuar baladën time.
Si ndihesh kur të ngatërrojnë emrin me Bertanin?
Bertani është tjetër, unë jam tjetër.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment