Sensuale, e brishte, provokuese dhe e suksesshme. Të tillë e kemi njohur deri tani këngëtaren Orinda Huta. Por këtë radhe, bjondia sykalter na surprizon edhe me një anë tjetër te panjohur me pare. Orinda nuk ka vetëm cilësi pozitive. Duhet ta besoni. Ajo është edhe shkaktare divorcesh. Nuk e kemi fjalën për divorce ne çift, por për divorce muzikore. Duket se ajo është motivi i ndarjes se grupit "Produkt 28. Dhe cuditerisht këtë fakt, këngëtarja e pranon vete. Pas realizimit te kenges "Tradhtia", Orinda ka ndertuar një marredhenie shumë te ngushtë me Albanin, ndërkohë qe mes djemve ka lindur një kontradikte. Dhe duket se marrëdhëniet janë komplikuar disi ne këtë situate, qe ka çuar ne ndarjen e grupit. Ndoshta ne këtë moment fansat e "Produkt 28" do të fillojnë "ta urrejne" Orinden për atë, qe ka ndodhur. Por le të shpresojmë, se sinqeriteti i kengetares do ta zbuse disi zemerimin e djemve dhe ku i dihet, i bën te ndryshojnë mendje. Ndonëse ky duket një mision i vështirë.
Orinda, meqë Albani nuk pranoi te jape shumë detaje, mund te na tregosh çfarë ndodhi me djemtë e grupit?
E di, qe fansat e tyre do me marrin shumë inat, por tashmë kjo është diçka, qe ndodhi. Ishte realizimi i kenges "Tradhtia", qe krijoi një konflikt mes çunave dhe si përfundim, këngën e realizuam vetëm unë dhe Albani, duke qenë se ai ishte kompozitori.
Nuk te vjen keq qe ke hyrë mes tyre?
Kjo ka ndodhur pa dëshirën time.
Pra, ti këndon për tradhtine dhe duket se ne këtë mes ka një tradhti, apo jo?
Pak a shumë, por nuk jam unë tradhtarja. Me mirë për këtë duhet te flasin vete çunat.
Ndërkohë si është pritur kenga dhe klipi, qe ke realizuar me Albanin?
Ka vetëm pak ditë, qe klipi është shfaqur megjithatë është pritur mjaft mirë. Edhe koleget tanë, qe e njohin muziken e kanë vleresuar.
Ne video ka edhe disa skena sensuale le të themi, ku Orinda i zberthen kemishen dhe perkedhelet me Albanin...
Ne jemi perpjekur te bëhemi edhe aktore ne këtë video. Sepse ajo është realizuar si e tillë ne përputhje me tekstin e kenges. Flitet për tradhtine e një mashkulli ndaj partneres se vet. Atëherë vajza maskohet si dikush tjetër dhe e tundon, derisa e con djalin ne vendet ku ata ruajnë shumë kujtime. Aty i zbulon identitetin e vërtetë dhe i ve flaken vendit. Pjesë e këtij teksti janë edhe skenat sensuale, qe ne i kemi realizuar me shumë natyrshmëri dhe i kemi përjetuar me humor. Besoj kemi arritur te finalizojme me sukses idenë e realizuesve te klipit, Bledar Linza dhe Altin Ago.
Ka qenë e vështirë, qe Orinda te transformohet nga një vajzë bionde, ne një brune?
Ndoshta duhet te pyesni mikeshen time, Rezarta Shkurta për këtë, sepse ajo është marrë me grimin.
Albani: "Kështu ndodh kur hyjne femrat ne mes"
Anetari i dikurshem i grupit, Albani, nuk pranon te jape shumë komente rreth marredhenieve te tanishme te "Produkt 28". Megjithatë, ai pohon se problemet mes djmeve kanë lindur, ne momentin, qe Orinda është futur ne mes. "Kështu ndodh kur hyjne femrat", është shprehur ai.
Si lindi bashkepunimi me Orinden për këngën "Tradhtia", qe ju keni nxjerre këto ditë me videoklip?
Bashkepunimi ka lindur gati një vit me pare. Atëherë grupi sapo kishte përfunduar këngën dhe po kerkonim një këngëtare femër. Duhej të kishte pak a shumë moshen tonë, të kishte një ze te bukur dhe një reputacion te qendrueshem. Duke qenë, se kenga ishte R&B menduam se Orinda ishte e duhura. Dhe ne fakt rezultoi me shumë se e duhura. (qesh)
Si ta kuptoj këtë? Përse këngën e kenduat vetëm ju te dy dhe jo i gjithë grupi, çfarë ndodhi me tej?
Këtu lindi edhe konflikti, sepse kur futen femrat ne mes... Nuk do të doja ta komentoja shumë këtë pjesë, megjithatë tashmë fakti është, qe kenga vjen vetëm nga unë dhe Orinda, me tekst nga Turi dhe orkestrim te Shpetim Saracit. Pra djemtë nuk janë ne këtë bashkëpunim.
Vazhdon te komunikosh me ta?
No coment.
Drejt Kosoves me një kenge te re
Bashkepunimi me Albanin është i dyti për Orinda Huten, pas kenges me "Nrg Band". Megjithatë, këngëtarja pohon se kjo është thjesht një rastesi dhe nuk ka qenë qëllim ne vetvete. "Bashkepunimet nuk janë një strategji për mua. Kenga me "Nrg Band" ishte realizuar thuajse një vit me pare, por kanë qenë vonesat e mia ne realizmin e klipit, qe nuk mundesuan daljen e tij me pare". Sidoqoftë Orinda shprehet se ne këngën e radhes do të jetë vetëm. "Është një kenge e realizuar sërish nga "Produkt 28" dhe me te cilën unë do të prezantohem ne festivalin "Celesi muzikor" ne Kosovë", shprehet ajo.
No comments:
Post a Comment