Anjeza Branka vendos të
na prezantojë “Bebin” e saj
Në fillim u shpreh se
nuk dëshironte ta prezantonte
vogëlushin e saj në
publik, sepse ishte supersticioze,
duhej të kalonin të
paktën 40 ditë. Por edhe
pse kaluan 40 ditët e para
Anjeza Branka nuk pranoi
përsëri të pozonte në një
foto së bashku me të voglin
Leanzo..
Sepse me sa duket e
kishte menduar ndryshe.
Të hënën, kur albumi i ri i
këngëtares të dalë në treg,
së bashku me këngët do të
prezantohet edhe imazhi i
vogëlushit. Sepse Anjeza,
bashkangjitur me këngët,
ka edhe një album fotografish
të djalit, nga një
për secilën këngë. A thua të
ketë qenë ky një sekret i
vogël i Anjezës? Ndoshta
ka pasur frikë se mos
dikush tjetër i vidhte idenë
dhe e ka mbajtur të fshehtë
këtë mendim, deri në daljen
e albumit. Dhe jo vetëm
kaq. E dini cili është titulli i
albumit? “Bebi”. Eshtë i
gjithi një dedikim për
vogëlushin Leanzo, që ka
ardhur në jetë gjatë kohës
që Anjeza punonte për këtë
album. Momentalisht Leanzo
disa muajsh rritet me
gjyshen, duke qenë se
këngëtarja vazhdon të jetë
e impenjuar me koncerte
në qytetin e Durrësit dhe
zona të tjera bregdetare.
Pak ditë më parë, Anjeza
ka marrë edhe diplomën
në degën e Aktrimit.
Ingrid Gjoni Ndahet nga i fejuari
Pas dy vitesh bashkëjetësë ka vendosur t’i japë fund lidhjes
Po është e vërtetë që jemi ndarë. Nuk përputheshim në
karaktere”, shprehet Ingriti, që nuk pranon të japë më
shumë detaje rreth këtij fundi, por duke shtuar njëkohësisht
se ky ishte një vendim tërësisht i saji dhe ka qenë ajo që ka vendosur të mbyllë këtë marrëdhënie. Është përpjekur
madje ta kalojë gjithçka në heshtje dhe të
vazhdojë jetën normalisht, por edhe këtë radhë
nuk iu ka shpëtuar faqeve rozë madje e
“tradhtuar” nga një prej mikeshave të saj, e cila
na bën të ditur lajmin.
Ja çfarë nuk di Blero
“S’e di”. Është ky titulli i
këngës së re, që Blero ka
prezantuar me videoklip,
këto ditë në televizionin Supersonic.
Edhe kjo këngë,
bën pjesë në albumin “Falma”,
që këngëtari e ka prezantuar
pak kohë më parë.
Klipi i këngës “S’e di”, prezantohet
në ekranet shqiptare
vetëm pak kohë pas
daljes së një tjetër klipi të
këngëtari në bashkëpunim
me këngëtarin De Kamarda.
Kjo këngë, pjesë e albumit,
që Blero ka nxjerrë në
treg është ndryshe nga ritmet
me të cilat ai është
shfaqur zakonisht në
skenën muzikore. Këngëtari
kosovar që jeton në Suedi,
kohët e fundit është përfolur
edhe për probleme në
lidhjen e tij me Norën, vajzën
kosovare me të cilën
është i fejuar prej kohësh.
Vetë këngëtari në një intervistë
të dhënë për një
gazetë shqiptare është
shprehur se gjërat e tyre në
çift nuk po shkojnë shumë
mirë dhe se mes tij e Norës
ka pasur grindje, gjithsesi
me shpresën që gjithçka do
të kalonte. E megjithatë ky
fakt nuk e ka penguar
Zaimina provon sërish me Kastron
Sërish një duet i Zaiminës
me Kastro Zizon. Me sa
duket bashkëpunimi i parë
i tyre në këngën “Bonito” ka
rezultuar i suksesshëm për
këngëtarët dhe Kastro me
Zaiminën kanë përfunduar
një tjetër duet. Është një
këngë, që nga sa mësojmë u
përket ritmeve verore dhe
është realizuar në studion e
Kastros ndërkohë, që së
shpejti thuhet se dy
këngëtarët do të fillojnë
edhe xhirimet për
videoklipin që do të realizohet
në Maqedoni. Po të
kemi parasysh performancat
e nxehta të Zaiminës dhe
natyrën ekzibicioniste të
Kastros, besojmë se edhe
kjo këngë do të ketë shumë
elementë për të diskutuar.
Thuhet se këngëtarja sapo
është kthyer nga pushimet
dhe tani gjithë vëmendja
është përqendruar tek realizimi
i klipit të këngës, që
pritet të jetë në ekrane këtë
verë. Besohet se do të jetë
një këngë e nxehtë dhe një
klip po aq provokues. Ditët
e fundit, Zaimina Vasjari
është përfolur edhe për
jetën e saj private. Prej disa
kohësh ajo është duke jetuar
një lidhje konstante me
një djalë, identitetin e të cilit
gjithsesi kërkon ta lërë
anonim. Është ky njeriu me
të cilin Zai pak muaj më
parë ka vendosur të bashkëjetojë
duke dhënë edhe një
tjetër provë për lidhjen e saj.
Dhe jo vetëm kaq. Pushimet
e këtij viti të dy i kanë kaluar
në Dhërmi, ku kanë qëndruar
rreth një javë, sepse
Zaimina do të fillojë xhirimet
për klipin. Nuk dimë
nëse i dashuri do e shoqërojë
edhe në Maqedoni.
Duket se daljet e saj skenike kanë qenë gjithmonë
të menduara me kujdes. Dhe kështu është. Eneda Tarifa
është nga ato këngëtare që kërkon një ekuilibër mes
profesionit të saj në impenjimet jashtë skenës dhe muzikës.
Për këtë arsye nuk është nga ato këngëtare që e
shohim shpesh dhe dendur në skena, megjithatë duhet
të pranojmë që daljet e saj janë të gjetura. Enuk ka
si të ndodhë ndryshe edhe në këtë stinë të nxehtë vere.
Atëherë kur shumë prej kolegëve janë të zënë në koncerte
pse jo edhe të paguara mirë, Eneda është treguar
e kursyer në këtë drejtim. Sigurisht do të jetë në disa
aktivitete jashtë dhe brenda Shqipërisë, por në data të
rezervuara. Pjesa tjetër e verës do të jetë me impenjime
të tjera artistike, kryesisht me Këngët e Shekullit,
ku ajo do të jetë protagonistë në këtë edicion të dytë.
Është një program shumë impenjues për këngëtarët
dhe i suksesshëm në edicionin e tij të parë, ndaj edhe
Eneda, e merr me seriozitet. Gjithsesi pavarësisht këtyre
impenjimeve ka menduar edhe për disa ditë pushimi,
por pa vendosur ende se ku do të jetë.
Një verë impenjuese
për Eneda Tarifën
Kriza politike që ka prekur
vendin, duket se nuk e ka
privuar Blendi Klosin nga
dëshira e tij për spektaklet.
Sigurisht nuk mund të jetë
aspak e rastësishme pjesëmarrja
e tij, thuajse në të gjitha
aktivitetet kulturore apo koncertet
që zhvillohen në
kryeqytet. Ai dhe bashkëshortja
e tij simpatike Nora
kanë qenë shpesh protagonistë
në faqet tona, si spektatorët
më të vëmendshëm të
evenimenteve kulturore në
vend. Por prezenca e tyre në
radhët e para të sallës së Pallatit
të Kongreseve gjatë zhvillimit
të spektaklit “Miss
Albania” duket se nuk e ka
burimin vetëm tek preferencat
për këto evenimente, apo
tek fakti, që Blendi dikur ka
qenë ministër i Kulturës. Mes
Norës dhe Vera Grabockës ka
edhe një lidhje tjetër. Prej kohësh
ato kanë punuar së
bashku në TVA, ku Nora me
shumë dëshirë ka preferuar
të jetë koordinatore në projektet
e Grabockës. E vetmja gjë
që bukuroshja nuk ka pranuar,
ka qenë oferta për t’u
ngjitur në skenë, qoftë si prezantuese
apo qoftë si
konkurrente në miss.. Duket
se dëshira e Norës për të qenë
gjithmonë e panjohur në
fakt nuk ka arritur të realizohet
deri në fund. Edhe pse
Blendi ende gjen kohë për kulturën
në programet e ndryshme
televizive ka qëndruar gjithmonë
pas kuintave ajo nuk
mundi t’i shpëtonte dot
gazetave dhe njohjes publike
të imazhit, në momentin
që pranoi të ishte bashkëshortja
e një politikani. E
kështu, Nora nuk mundi të
ruante sekret as martesën e
saj, që pushtoi faqet e para
të gjitha gazetave. Megjithatë
edhe tani që të gjithë e
njohin, ajo vazhdon të
punojë ende pas kuintave
dhe të jetë një prej mikeshave
të Vera Grabockës duke ndjekur
spektaklet e saj.
Ja çfarë nuk di Blero
këngëtarin, të vazhdojë të
punojë me muzikën dhe realizimin
e klipeve të reja.
Albumi, këngët e të cilit,
Blero vazhdon t’i prezantojë
në ekranet shqiptare ka
dalë edhe në gjuhën angleze
dhe është hedhur në
treg në disa vende të
Evropës.
“Produkt 28”,
shumë shpejt albumi
Grupi Produkt 28 i përbërë nga tre djemtë, shumë shpejt nxjerr në treg albumin e tyre. Kanë qenë mjaft aktiv kohët e fundit, duke u bërë të pran ishëm në shumë aktivitete dhe koncerte të organizuara ndërkohë që nuk kanë
rreshtur së punuari për albumin. Ky i fundit do të përmbajë këngë të rrymave të ndryshme dhe një bashkëpunim të vetëm, me këngëtaren e mirënjohur Rovena Dilo. E duke qëndruar tek rrymat, qeleshja e vendour në kokën e njërit prej tyre paralajmëron se në përmbledhjen muzikore nuk mungojnë dhe motivet folklorike shqiptare.
Adelina dhe Zanfina ‘i besojnë’ Florit
Lajmin që Adelina Is
majli i është kthyer
sërish këngës e
kemi mësuar prej disa kohëshm
por që do të vinte
në Tiranë për të regjistruar
një të tillë nuk e kishim
menduar. Në fakt kështu
është. Adelina sëbashku
me motrën e saj Zanfinën
do të bëjnë, secila nga një
këngë më vete tek studio e
Florian Mumajesit. Kujtojmë
se Adelina këto kohë
po përgatitet për të nxjerrë
edhe albumin e saj të
rradhës për të cilin ka punuar
për një kohë të gjatë në
Zvicër.
Ledina Celo kercen ne BBC
Kengetare-Po,Modele-Po,Kercimtare?Ku i dihet!Këngëtarja ka konkuruar ne "DanceX" një emision tip,konkurs-kercimi ne kanalin BBC te U.K ne te cilin nuk është kualifikuar për ne finale.Me poshte keni lajmin e plotë,përgatitur nga Muhamed Veliu.
Ledina Çelo nuk heq dorë nga aventura e saj londineze. Disa vite më parë me shumë guxim ju fut botës së modelimit duke bërë modelen. Megjithëse mundi të sigurojë një kontratë për reklaminin e veshjeve të brëndëshme për gra ajo përsëri tentoi diçka ndryshe. E fokusuar tek kënga,vioklipet hot me ndërthurje erotike temë ditë në faqet e gazetave me lajme rozë në Tiranë, Çelo kësaj here përsëri tenton të realizojë diçka ndryshe. Aventura e saj e re e mbajtur sekret i ka kapur të gjithë në befasi. Në veçanti emigrantët shqiptarë të cilët janë shtangur kur në valët e BBC1 gjatë fundjavës kanë parë këngëtaren në një audicion të konkursit "DanceX". Ky është një reality show ku karrin pjësë shumë konkurentë nga ku zgjidhen gjashtë më të mirët të cilët u ipet e drejta të formojnë një grup vallëzimi i quajtur "Dance Super Group". Shqiptarja që preku Eurovizionin tre vjet më parë ka mundur të hy në 20 çen më të mirë në këtë konkurim ku morën pjesë 2 mijë vetë. Që në fillim ajo ka habitur producentët e këtij reality show shumë të ndjekur kur ka thënë se origjina e saj ishte Shqipëria. Vlerësimet kanë qënë nga më maksimalet për zërin si këngëtare madje juria është habitur që ajo vinte nga fusha e muzikës për të provuar vetën si balerinë. Si gjithmonë konfidente në skenë Ledina në këtë audicion kërceu përpara një jurijë e përbërë nga Arline Philips dhe Bruno Tonioli. Ky i fundit i ka dhënë pikët maksimale në vallzimin e stilit të lirë. Ndërsa interpretimi i një korografije të përzgjedhur nga ata për të cilën duhet një kërcim tepër strikt ka qënë prova të cilën ajo nuk e ka mundur ta kalojë. Kur ka mbaruar interpretimin e kësaj korografije me elemëntë të vështirë dhe priste që të kualifikohej për turin tjetër lajmi nuk ka qënë aspak i mirë. Megjithatë Ledina gjatë një intervistë eksluzive për Shqip thotë se nga ky konkurim nuk ka dalë aspak e humbur. "Konkurova pa asnjë lloj ambicje.Ju futa konkurimit thjesht për eksperiencë. Si gjithmonë eksperiencat e reja në skenë apo ato televizive si në këtë rast në Londër, janë të bukura. Nuk është aspakt e lehtë në një konkurs me 20,000 vetë të mbërrish në finalen e 20 më të mirëve." Kjo eksperiencë e re në BBC nuk ka kaluar pa u vënë re nga producentët britanik të shfaqjeve muzikale. Ajo thotë se gjatë marrjes pjesë në provat e "DanceX" është takuar me shumë njerëz të intresuar të bashkëpunojnë me të në produksione të ndryshme. Çelo tregon se ajo ka filmuar një videoklip të ri me muzikë pop. "Kanë qënë muaj të mbushur me punë intensive duke provuar shumë gjëra në fushën e artit. Kam mbaruar xhirimet e një video klipi me muzikë pop ku unë jam protagoniste. Këndoj sëbashku me një tjetër këngëtare. Është pëlqyer nga ata që e kanë parë. Shpresoj të bëhet hit në Angli. Nuk dua të zbuloj detajet e tij. Së shpejti del në stacionet muzikore angleze. Çelo e cila ka disa muaj që i është rikthyer së jetuarit në Londër, po bën të gjitha përpjekjet që të jetë pjesë e jetës artistike në një metropol ku ambicjet e miljona artistëve bëhen gjithnjë e më të vështira për tu realizuar. Megjithatë ajo është e bindur të shkëlqejë duke thënë "Kam shumë plane për tëcilat po punoj shumë" pa dashur të bëj publike asnjë prej tyre. Tani këngëtarja shqiptare ka filluar të marrë leksione private kantoje nga një petagoge e njohur britanike. Përpara se të vinte në Londër duke marrë një risk të madh mbi vete Çelo që po i afrohet të 30-tave luajti me seksualitetin e saj. Videoklipi i fundit "Po vij tek ty" ku këngëtarja lëshon klithma eksitimi rezultonte si një përpjekje e sukseshme. Madje ky video klip është cilësuar si videot me te nxehta te prodhuara ndonjëherë në Shqipëri. Në faqen YouTube kjo video është shikuar nga 22,000 veta.
dhe Flor Mumajesi në orët e vona te pub-i "Rio Palace"
Ndoshta ende të pavendosur
për të pushuar këtë
verë ndoshta edhe të impenjuar
me koncertet e stinës së
nxehtë, Flori Mumajesi dhe
e dashuri e tij Soni Malaj,
kanë vendosur të kalojnë
disa mbrëmje ndryshe, jashtë
Tiranës. ata janë parë
drakën e së mërkurës në
diskon verore "Rio Palace"
në plazhion e Golemit. çifti
ka mbëritur aty diku rreth
orës 22 e 30 të mbrëmjes, me
makinën e Florit dhe kanë
qëndruar deri në orët e para
të mëngjesit, tërësisht për
kënaqësinë e tyre dhe pa u
shqetësuar edhe nga vështrimet
kureshtare të të pranishmëve.
së bashku me ta
kanë qenë edhe dy djem, të
tjerë të cilët nuk janë njerëz
të skenës dhe ekranit. që
nga koha, kur marrëdhnëia
e tyre u bë e njohur në publik,
disa muaj më parë Soni
dhe Flori nuk i kanë kufizuar
daljet e tyre së bashku
pa u rezervuar mdje edhe në
publik. megjithatë prej
muajsh, edhe pse në gazeta
Soni Malaj dhe Flor Mumajesi në
orët e vona te pub-i "Rio Palace"
Në këto ditë të nxehta
vere, të gjithë nxitojnë të jenë
sa më afër detit dhe freskisë
që ai të dhuron. Në Durrës,
këtë verë ka një dyndje të
madhe njerëzish sidomos
nga Kosova, por nuk mungojnë
edhe të rinjtë e Tiranës
të cilët popullojnë diskot e
bregdetit të Durrësit jo
vetëm në fundjavë, por edhe
gjatë netëve të tjera të javës.
Tropikal është një nga diskot
e qytetit bregdetar i cili
numëron disa mijëra pushues
të cilët zbaviten nën tingujt
e muzikës së zgjedhur
nga dixheit më të njohur.
Frekuentues të rregullt të
diskos janë edhe mjaft emra
të njohur të muzikës shqiptare
si Inva Mula, Blero,
Shpat Kasapi etj. Para orës
nëntë të darkës, ambientet
e diskos shërbejnë si
restorant ku bëhen edhe
promovime të pijeve të
ndryshme. Pikërisht në një
nga këto darka paparaci yni
ka fotografuar njërin nga
emrat më të njohur të politikës
së majtë, Arben Isara-
Edhe pse i hapur kohët
e fundit, “Caramel” ka
mundur të bëhet shumë i
pëlqyer për të rinjtë e
kryeqytetit dhe sidomos
të femrave. Gjëja që të
bie në sy dhe që është
krejt ndryshe nga lokalet
e tjera të natës, është
se ai lokal frekuentohet
më së shumti nga femrat
duke u kthyer në një
paradë bukuroshesh të
cilat nuk ngurrojnë të
nxjerrin në pah hiret e
tyre. Këtë të enjtë ishte
një natë e veçantë e
pagëzuar si nata e femrave
dhe për çdo femër
që do frekuentonte barin,
kishte një koktej
falas. Specialistët e
muzikës kanë menduar
që tingujt aty të jenë relaksues,
kryesisht latine, me
rimte te qeta, ku të gjithë të
mund të pijnë një gotë dhe
të çlodhen. Paparaci ynë gjeti
këtë të enjtë aty balerinat
e Fiksit, dj Cherrin i
cili është kujdesur
për muzikën aty si
dhe Sobnin, këngëtarin
e grupit “The
Dreams”. Darka atje
vazhdon deri rreth
orës dy të natës, ku
më pas shumë prej
frekuentuesve tashmë
të nxehur nga
koktejet dhe muzika,
ikin në pube dhe
në disko për të vijuar
zbavitjen deri në orët
e para të mengjesit.
Është intersant fakti
se edhe në këto ditë
të nxehta vere, lokalet
e natës së Tiranës,
përfshi këtu
edhe “Caramel”
nuk janë aq të boshatisura
siç mund të
imagjinohej.
Arben Isaraj,
fundjavë në Tropikal
flitet për këtë lidhjem vetë
protagonistët e saj nuk kanë
preferuar të flasin e të japin
detaje rreeth kësaj
marrëdhënieje.kohët e fundit
madje në rrethjet artistike
qarkullon thashethemi
se marrëdhënia e Florit dhe
Sonit është bërë zyrtare në
fmailje, megjithëse të dy
këngëtarët nuk kanë preferuar
të flasin as për këtë fakt.
nuk dimë gjithahtu nëse
FLori dhe Soni kanë vendosur
të pushojnë këtë verë
apo do të mjaftohen me
udhëtime të shkurtra në
bregdetin e Durrësit.
GENTA ISMAILI E shndërruar në bionde rebele i këndon
Ramush Haradinajt
Eshtë shndërruar
në një bionde rebele
Genta Ismajli,
në këngën që ka
lançuar pak ditë
më parë në ekranin
muzikor “Supersonic”.
Bëhet
fjalë për këngën
“Krejt e din”, në
të cilën këngëtarja
kosovare, që në
fakt prej kohësh
nuk po e shihnim
të dilte me këngë
të re, shfaqet me
një pamje më
egër dhe me
imazh të ndryshuar.
Por nëse
në këngët e mëparshme
Gentën
energjike e kemi
parë të këndojë në
përgjithësi për
dashurinë dhe ndjenjat,
këtë radhë
tematika e saj është
zhvendosur diku
tjetër. Në një bashkëpunim
me Getin
(Getoarin e grupit
“Tingulli 3”), kënga
“Krejt e din” vjen si
një dedikim për politikanin
Ramush Haradinaj,
ish-kryeministri
kosovar, që sot ndodhet
në Hagë. “Ishte një
iniciativë e jona që të
bënim një këngë, ku
me stilin dhe muzikën
tonë do të kontribuonim
për heroin tonë
i cili gjendet në Hagë”, tregon
këngëtarja për
gazetën. Por në klipin, që
Genta Ismajli ka prezantuar
këto ditë, përveç veshjes
shumë sportive bien në sy
dukshëm edhe flokët e saj,
që këtë herë ka provuar t’i
bëjë të verdhë. E kështu
këngëtarja kosovare vjen
me një imazh tërësisht të
transformuar, ndoshta një
mënyrë kjo edhe për të justifikuar
mungesën e gjatë
në skenë dhe ekran, të paktën
këtu në Shqipëri.
Ka qenë gjithmonë e
gjallë dhe potente në performancat
e saj. E tillë
shfaqet edhe në këtë klip,
por duke hequr dorë disi
nga joshja provokuese, që
ka ditur të transmetojë në
skenë. Dhe jo vetëm kaq.
Nëse në ekran së pari bie
në sy pamja, nuk duhet të
harrojmë, që gjithçka është
në funksion të këngës.
Dhe këtë radhë, ritmet që
Genta na sjell kanë ndryshuar
tërësisht. “Krejt e
din” është një bashkëpunim
i Gentës me Getoarin
dhe ndoshta këto
tendenca muzikore hiphop,
që shfaqen në këtë
këngë janë ndikim i Getit,
i cili njihet jo vetëm si
këngëtar, por edhe si një
krijues ekzibicionist.
Ndërkohë Genta pohon
se shumë shpejt në
ekrane do të shfaqen
edhe dy këngë të
reja të saj, të cilat
janë regjistruar në
shqip dhe anglisht.
E pyetur nga gazeta
“Panorama” për planet
e saj për këtë verë,
ajo pohon se vera do të
jetë e tëra me impenjime
pune, në koncerte
të ndryshme. Sa për
pushimet, ajo së bashku
me të fejuarin, Milotin
kanë menduar që në fillim
të shatatorit të pushojnë
në disa vende të Europës.
Greta Koçit i dështojnë xhirimet në Maqedoni
“Aleksandri nuk është profesionist, tani çdo gjë në duart e Leonard Bombajt”
Mbase e mbani mend
numrin e kaluar kur ne
folëm tek “Panorama plus”
për xhirimet e klipit më të
fundit të Greta Koçit në
Ohër, material të cilin iu a
servirëm edhe me fotot eksluzive
gjatë xhirimeve.
Para dy ditësh informohemi
se Greta ka ndërprerë
xhirimet pasi cilësia me të
cilin po bëhej klipi linte
shumë për të dëshiruar si
nga fabula ashtu edhe për
nga elementët e tjera.
Regjizori i klipit quhet Aleksandër
dhe ai është ideatori
i të gjithë klipeve që
këngëtarët tanë të të gjitha
trevave shqiptare, bëjnë në
Maqedoni, ndërkohë që
prindërve të Gretës dhe
vetë asaj, gjithçka i është
dukur pa nivel dhe pa profesionalizëm.
Të zhgënjyer,
ata kanë ndërprerë
menjëherë xhirimet për të
kërkuar specialistë në Shqipëri.
Aleksandri, i vetëquajtur
“Princi i Maqedonisë”
ka mbetur i habitur nga reagimi
i tyre duke thënë se
askush nuk kishte guxuar
t’i vinte në diskutim profesionalizmin.
“Aty gjithçka
bëhej shumë avash dhe pa
asnjë detaj artistik që të na
pëlqente” - tregon Greta e
cila nga zhgënjimi ka
shpërthyer në lot. “Kënga
duhej të ishte e gëzueshme
pasi ishte një këngë vere
dhe ritmike, ndërkohë që
fabula nuk kishte lidhje
fare me atë ç’ka unë duhej
të shprehja” - tregon ajo.
I ati i Gretës shumë i revoltuar
spjegon se dëmi
nuk ishte vetëm moral dhe
një humbje e madhe kohe,
por edhe material pasi
paratë e xhirimeve nuk iu
kthyen nga Aleksandri. Më
pas ata janë kthyer në Shqipëri
në kërkim të një stafi
tjetër që të realizonte një
klip ashtu siç e mendonin
ata. Kanë lënë gjithçka në
duart e regjizorit të njohur
Leonard Bombaj i cili ka
punuar me një staf të improvizuar
dhe deri tani
Koçi tregon se është shumë
i kënaqur nga puna e tyre.
Kanë xhiruar në Tiranë,
pranë Galerisë së Arteve, në
Velipojë dhe në Vlorë dhe
tregojnë se janë shumë në
ankth, sepse kënga duhet
të dalë shpejt pasi është një
këngë verore dhe i përshtatet
këti sezoni. I ati i
Gretës dëshiron t’i bëjë thirrje
të gjithë këngëtarëve që
klipet e tyre t’i realizojnë
në Shqipëri dhe jo jashtë,
pasi këtu ka specialistë
shumë më të përgatitur
sesa në Maqedoni. Mendohet
që xhirimet të zgjasin
vetëm tre ditë dhe gjithçka
të jetë gati për transmetim
në një kohë rekord sapo klipi
të dalë nga studiot e montazhit.
Sa për materialet e
xhiruara në Maqedoni,
mendohet që të mos përdoret
asgjë duke u cilësua te një niveli profesional.
No comments:
Post a Comment