Çika e DioGuardit një kantautore e suksesshme
Edhe një talente shqiptare ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është Kara DioGuardi, vajza e kongresistit të njohur Joseph DioGuardi, e cila është duke korrur suksese të konsiderueshme në Amerikë.
Këngëtarja e cila është intervistuar nga “Gazeta Shqiptare” ka thënë se në kohën kur ishte e vogël nuk ka pasur shumë informacione për Shqipërinë, përderisa thotë se babai i saj zakonisht i kishte folur për Shqipërinë dhe për kulturën shqiptare.
“Do të doja shumë ta vizitoja Shqipërinë dhe këtë kam për ta realizuar një ditë. Kam takuar shumë shqiptarë gjatë këtyre viteve dhe do të më pëlqente të bashkëpunoja me ta edhe në fushën e muzikës”, ka thënë këngëtarja.
Këngëtarja kryesisht ka realizuar kolona zanore të filmave të Hollywoodit.
Ermal Fejzullahu, blen një vilë 300 mijë euro
Tani që edhe kanë nisur të dëgjohen të parat thashetheme për një lidhje dashurore, Ermal Fejzullahu ka vendosur që të jetojë i pavarur. Miq të tij të afërt kanë konfirmuar se nga kursimet e tij, të mbledhura nga koncertet, ai ka blerë një shtëpi të re, në zonën më të pasur të Prishtinës. Por kjo nuk është aspak për t’u marrë në konsideratë, pasi vlera e shtëpisë është marramendëse. Plot 300 mijë euro për një apartament që duket se është edhe shtëpia e ëndrrave të Ermalit, për të jetuar i pavarur dhe larg familjes së tij, e cila deri më tash është kujdesur kaq shumë për Ermalin.Shtëpia e re e Ermalit ndodhet në fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë, i cili po ndërtohet në Veternik, një zonë ku prej kohësh kanë prenotuar banesat e tyre, disa nga njerëzit më të pasur të Kosovës. Shtëpia është një vilë e vërtetë, por duke iu referuar çmimit, nuk ka pikë dyshimi që për blerjen e pronës së re të Ermalit ka kontribuar edhe i ati, këngëtari Sabri Fejzullahu. Blerja e shtëpisë vjen menjëherë pas xhirimeve të fundit për videoklipin e tij më të ri, i cili u realizua në Maqedoni dhe pritet që të shfaqet këto ditë fillimisht në televizionet kosovare dhe më pas në Shqipëri. Miqtë e tij të afërt konfirmojnë se këto të ardhura kanë ardhur nga një pjesë e fitimeve që ka siguruar nga shitja e këngës dhe klipit të tij të fundit. Pas suksesit të albumit të vitit të shkuar i cili solli të ardhura të mjaftueshme për këngëtarin, ky i fundit duket se këtë verë ka vendosur që të menaxhojë veten akoma më mirë, duke shitur të drejtat e këngës së re, me shifra disa herë më të larta se këngët e mëparshme. Vetëm para pak ditëshErmali u përfol në shtypin rozë për një histori të re dashurie mes tij dhe një vajzë bukuroshe nga Prishtina, e cila quhet Adriana. Ndoshta me blerjen e shtëpisë së re, Ermali ka vendosur të realizojë atë që gjithmonë e ka thënë nëpër intervista, që sapo të njohë vajzën e jetës, do e prezantojë me familjen dhe do fejohet menjëherë.
Nora Istrefi, pushime në Ohër
Zhvendosja e radhës e Nora Istrefit në Maqedoni, ka zgjatur pak më shumë jo vetëm për arsyet e videoklipit të saj të ri, por edhe për pak ditë pushime. Ajo gjendet në Ohër të Maqedonisë me të fejuarin e saj prej disa ditësh, ndërkohë që ka lënë në pauzë realizimin e videoklipit, i cili është duke u realizuar nga një prej regjisorëve më të mirë serbë. Këngëtarja pritet që të hedhë në tregun muzikor klipin e saj më të ri, ndërkohë që në vjeshtë, ka planifikuar që të lançojë edhe albumin e saj të ri, i cili vjen dy vjet pas albumit “Opium”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku. Ajo zyrtarizoi në maj lidhjen e saj dashurore prej më shumë se dy vjetësh me Robertin, një artist i njohur nga Kosova.
Genta Ismaili, bezdiset nga fansat
Këngëtarja Genta Ismaili është kthyer në Kosovë pasi ka mbajtur një turne të gjatë koncertesh në Amerikë.Bukuroshja ka qenë e pranishme në sfilatën “Dita e Modës së Prishtinës”, e cila u mbajt në kryeqytet. Por ajo nuk është ndier aspak rehat nga fansat e saj, të cilët i kanë kërkuar gjatë gjithë kohës autografe dhe dëshironin të bënin foto me të. Kjo e ka detyruar këngëtaren që të lërë gjithçka në mes dhe të largohet, pas një ore qëndrimi në evenimentin më të rëndësishëm të modës kosovare. Flitet se gjatë qëndrimit në Amerikë ajo ka lidhur edhe kontratë me MTV për një këngë, që do ta publikojë së afërmi në gjuhën angleze.
Getoari feston ditëlindjen live në TV
Mes shumë kritikash, të cilat kanë ardhur fill pas publikimit të albumit të tij të fundit, Getoar Selimi, ka gjetur pak kohë që të festojë ditëlindjen e tij, pikërisht 26-vjetorin. Ai ka festuar 26-vjetorin e tij në një nga lokalet e kryeqytetit të Kosovës, mes një rrethi të ngushtë miqsh dhe larg vëmendjes së medias, madje mes tyre nuk ka munguar as e dashura e tij Hana, vajza e njohur e ekranit të televizionit RTK. Por surprizat për Getoarin nuk kanë mbaruar me kaq. Një tjetër surprizë që i është bërë Getit ka qenë live teksa ishte ftuar të merrte pjesë në një emision televiziv, ku drejtuesi i solli në studio një tortë me qirinj, të cilën reperi i njohur e fiku publikisht, por nuk tha me zë të lartë dëshirën e tij. Ndërkohë që kënga dhe videoklipi "Pika për vesh", i sapopublikuar i grupit "Tingulli 3nt", ka pasur shumë polemika, sidomos një prej grupeve rivale që quhet "TBA".
Çiljeta & Ingriti "Puci-puci" në Kosovë
Tani që të gjithë e mësuan të vërtetën e "përleshjes" në ring
mes Ingridit dhe Çiljetës, të dyja vajzat superseksi kanë preferuar që të ndajnë së bashku edhe frytet e suksesit të tyre. Pas koncerteve në Tiranë, ato do të zhvendosen drejt Kosovës, ku i presin disa ditë të zjarrta "grushtimesh", këtë herë në skenë. Arsyeja që vajzat janë ftuar në Kosovë, nuk ka pikë dyshimi që është suksesi i tyre i fundit me këngën "Puç-puçi", me të cilën pritet që të "djegin" një nga sallat më prestigjioze të koncerteve në Kosovë me qindra të ftuar, të cilët po presin me ankth udhëtimin e dy bukurosheve drejt Prishtinës. Nga burime tejet konfidenciale, mësuam se të dyja artistet do të marrin plot 1 500 euro secila për çdo koncert, një shumë kjo e cila nuk është as më pak, as më shumë veçse fryti i bashkëpunimit të tyre të fundit. Më pas pritet që të dyja vajzat të kenë të prenotuar një udhëtim akoma më të paguar drejt një skenë shqiptare në SHBA.
Nora Istrefi, fsheh të fejuarin nga xhelozia
Edhe pse ka promovuar videoklipin e saj të ri pak ditë më parë, Nora Istrefi nuk ka dashur që të shfaqet përkrah të fejuarit të saj Robert Berisha. Klipi i saj i ri duket se ka konfirmuar faktin
se këngëtarja pas fejesës po përjeton një "botë tjetër". Madje, kështu e ka titulluar edhe videoklipin e saj më të fundit këngëtarja sharmante nga Kosova, e cila është kthyer pas gati një viti në tregun muzikor, me imazhe plot adrenalinë dhe me ritme të stinës. Këngëtarja, ka vazhduar të mbetet enigmatike për jetën e saj private, madje aq sa shumica kanë dyshuar se gjithçka mes tyre mund të ketë mbaruar. E ftuar në një nga emisionet e mëngjesit, Nora ka evituar të gjitha pyetjet rreth fejesës së saj, madje nuk ka preferuar që ky argument të jetë pjesë e bisedës.Ka qenë mjaft i çuditshëm fakti që, Nora nuk ka folur
fare për të fejuarin e saj, por ka përmendur gjatë intervistës
emrin e një reperi amerikan, çka edhe ka ngritur shumë dyshime mbi lidhjen e saj dashurore me Robert Berishën, me të cilin u fejua zyrtarisht, plot 3 muaj më parë. Megjithatë, një gjë vijon të mbajë gjallë faktin se lidhja mesa tyre funksionon, pasi Nora ka falënderuar Sinan Vllasaliun, me të cilin ka realizuar një duet, që njëkohësisht është mik i ngushtë i të fejuarit të saj.
FEJESA SEKRETE
Edhe pse ka qenë momenti kur duhej të ishte shfaqur përkrah të fejuarit të saj zyrtar, këngëtarja Nora Istrefi, përsëri nuk ka preferuar që të flasë për jetën e saj private. Madje, ajo ka preferuar që të shfaqet në publik e vetme. Nora u fejua me Robert
Berishën në muajin maj dhe para ceremonisë gjithë lidhja e tyre ka qenë tejet sekrete dhe e distancuar nga media. Edhe pse mediat kanë këmbëngulur që ajo të rrëfejë më shumë për jetën e saj private, ajo ka theksuar se "në marrëdhëniet me gazetarët
parapëlqen të flasë vetëm për punën e saj, por nuk do t'u përgjigjet asnjë pyetje tjetër, që ka të bëjë me jetën private". Në këtë mënyrë këngëtarja ka theksuar se nuk dëshiron që çështjet e saj private të bëhen pjesë e thashethemeve mediatike. Por duket se këtë ultimatum, këngëtarja e ka dhënë edhe kur ishte e ftuar në një emision mjaft popullor në Prishtinë, duke i ka kërkuar moderatorit, se në rast se do ta pyeste për jetën private do të largohej nga studioja. Nga informacionet e publikuara tashmë në media, i fejuari i Norës, quhet Robert Berisha, një instrumentist i talentuar dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të këngëtarit Sinan Vllasaliu. Çifti është fejuar zyrtarisht në një lokal në periferi të Prishtinës më 22 maj, por që prej mëse 3 muajsh, ata nuk kanë dhënë ende asnjë detaj të ceremonisë së tyre private.
VIDEOKLIPI
Videoklipi i ri është realizuar me shumë mjeshtëri në Maqedoni, ndërsa muzika dhe orkestrimi i këngës ka për autor Enis Preshevën. Premierë e këngës dhe videoklipit u shfaq fillimisht
në televizionet kryesore të Kosovës dhe më pas u paraqit edhe në Tiranë.Ndërkohë, këngëtarja ka deklaruar se shumë shpejt do të përfundojë albumin e saj më të ri, i cili do të dalë në treg me emrin e vet këngëtares, pra do të titullohet "Nora". Vetëm dy vjet më parë këngëtarja hodhi në treg albumin e saj të parë me titull "Opium", i cili pati një sukses të paparashikueshëm në atë periudhë, ndoshta edhe për faktin se asokohe, emri i këngëtares u lakua shumë për ndarjen, që ajo pati me liderin e grupit "Tingulli 3nt". Por duket se këtë herë, ajo po synon që të sjellë diçka krejt ndryshe, edhe pse ajo që po përflitet më shumë është fakti se, këngëtarja po përpiqet që të evitojë kontaktet me median për fejesën e saj, ndërsa nuk kanë reshtur kritikat rreth muzikës që ajo lëvron, e cila ka ngjyrime të dukshme orientale.
Zajmina Vasjari, se shpejti me foto Nudo
Zajmina është duke realizuar disa foto nudo dhe se shpejti priten qe te dalin ne treg... Thuhet se do jenë një tronditje e vërtetë për publikun.
Genta Ismaili ndahet nga Miloti, lidhet me Bleron ??
Genta Ismaili le Milotin (ish burrin e saj) për Bleron... Mediat ne Kosovë kanë disa kohe qe po merret për te zbuluar vertetesine e këtij lajmi... Thuhet se Genta e ka braktisur Milotin, sepse ky i fundit nuk ka lënë kurrë asnjë rast pa e tradhetuar, dhe nuk është se ka preferuar qe gjithmonë ne publik te jetë përkrah Gentes.
Misioni i Zanfinës, një organizatë në mbrojtje të kafshëve
Zanfina Ismajli është një ndër artistet që ka pasione krejt të veçanta. Ajo ka deklaruar se i do fort kafshët dhe tregon një kujdes të veçantë për to. Këngëtarja flet gjithmonë me pasion për dashurinë e saj ndaj qenit Aksi. "Në një të ardhme do të kisha shumë dëshirë të punoja për organizatën PETA, e cila lufton për
të drejtat e kafshëve në botë. Do të doja shumë që pas disa vjetësh të marr një iniciativë për të hapur një organizatë të tillë edhe në Kosovë, sepse njerëzit këtu duhet të fillojnë të kujdesen më shumë për kafshët", shprehu dëshirën e saj këngëtarja Ismajli. Në fakt lirshmëria e këngëtares në lidhje me marrëdhëniet e saj me kafshët ka qenë shpesh aq i diskutueshëm, sa
para pak kohësh, kur e pyetën se cila ishte dashuria e jetës së saj, ajo përmendi emrin e qenit të saj, fakt që i la të gjithë pa gojë.Megjithatë Zanfina përveçse po tregohet shumë e ndjeshme ndaj kafshëve me pellush dhe do që të hapë një shoqatë në mbrojtje të kafshëve, nuk heq dorë nga lëkura e tyre.Ndryshe nga artistët e tjerë amerikanë që janë shprehur pro mbrojtjes së kafshëve dhe shfrytëzimit të tyre për veshje, këngëtarja
kosovare përdor gëzofin e tyre për t'u veshur.Duke iu referuar një pjesë të gardërobës së saj duke qartë se ajo preferon lëkurën. Ndoshta pas kësaj deklarate, Zanfina do të heqë dorë
përfundimisht nga përdorimi i gëzofit të kafshëve për veshjet e saj.
PUSHIMET DHE MUZIKA
Para pak ditësh teksa i ka dhënë dorën efundit përgatitjeve për provimet e diplomimit, Zanfina ka udhëtuar për të parin koncert në Ulqin. Por duket se ndryshe nga vitet e tjera, ajo sivjet do të fokusohet më shumë te pushimet sesa puna e saj. E ftuar në
një emision, këngëtarja ka pranuar se do të shfrytëzojë të gjitha udhëtimet e koncertet për të pushuar, ndërkohë që nuk të marrë
asnjë iniciativë tjetër për të realizuar ndonjë këngë apo videoklip të ri. Sipas saj, të gjitha këto projekte ajo i ka parashikuar për në shtator. "Nga rrafshi profesional jam duke
menduar të realizoj një këngë, punën rreth së cilës do e filloj shumë shpejt. Megjithatë projekte më serioze priten të realizohen nga shtatori e tutje", është shprehur këngëtarja.Për një kohë të gjatë që nga fillimi i muajit qershor Zanfina pothuajse u ngujua në shtëpi, duke lënë çdo aktivitet muzikor për shkak të provimeve. Kjo bëri që fansat e saj të dyshonin, por pas kësaj, të afërmit e këngëtares nxorën në dritë gjithë të vërtetën.
"Zanfina nuk ka asnjë problem. Nuk ka problem me të dashurin, as me ndonjë sëmundje. Thjesht dëshiron të mësojë sa më shumë për të diplomuar dhe mandej të merret me karrierën e saj", ka thënë një burim pranë këngëtares. Pritet që Zanfina gjatë stinës së nxehtë të udhëtojë në disa qytete bregdetare ku do të mbajë disa koncerte për fansat e saj dhe pas kësaj motra e tretë e familjes Ismaili do të hedhë në treg albumin më të fundit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment