Adelina Tairi promovon albumin e parë dhe videoklipin e ri
Shkup, 27 gusht (MIA) - Edhe pse një këngëtare shumë e re në moshë, Adelina Tairi nga Shkupi nesër në mbrëmje e promovon albumin e saj të parë, i cili quhet "ELIKSIR", dhe klipin e saj më të ri "VUAJ".
Albumi i saj do të përmbajë 10 këngë, të cilat janë realizuar nga kompozitor të njohur nga vendi, si Robert Billbillov, Maki, Ocko, Jovan Jovanov dhe Gabro, si edhe tekstet e shkruara nga Avni Qaili.
Videoklipi i dytë i Adelinës, i cili do të promovohet bashkë me albumin është realizuar në bashkëpunim me produksionin Princ - Aleksandar, dhe ka një tematikë krejt ndryshe nga videoklipi i saj i parë "Narcizoid".
Adelina me muzikë ka filluar të merret prej moshës 8-vjeçare dhe me vete mban një bagazh të madh të krijimtarisë muzikore për rininë shqiptare, gjë që i ka sjellë edhe një seri çmimesh.
Promovimi i albumit të parë "ELIKSIR" dhe videoklipit të ri të saj "VUAJ" do të mbahet nesër në mbrëmje në lokalin "Den i Noq" në Shkup me fillim në ora 20:30, para mysafirëve të shumtë të ftuar në këtë solemnitet.
No comments:
Post a Comment